Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  13.11.2019,21:16
 
 

BAGAZH

Pasagjerëve ju lejohet me vete të marrin vetëm një pjesë nga bagazhi që mund të mbahet. Bagazhi që mund të mbahet lejohet të merret me vete në kabinën e udhëtarit nën mbikëqyrje personale të udhëtarit.

Pasagjerëve ju lejohet falas të marrin në aeroplan: xhup, 1 ombrellë ose shkop ndihmës për të ecur, 1 çantë femre, 1 fotoaparat ose dylbi, 1 torbë për foshnje, 1 palë paterica ose çfarëdo mjete ndihmëse protetike, ose pajisje të tjera mjekësore nga të cilat pasagjeri është krejtësisht i varur, material për të lexuar me masë të arsyeshme si dhe ushqim për foshnje me sasi të arsyeshme.

Bagazhi tjetër është bagazh i paraqitur. Bagazh i regjistruar është ai bagazh që është nën kompetencat e transportuesit ajror dhe për të cilat transportuesi konfirmon se është paraqitur (shënohet në biletën e aeroplanit) dhe jepet një mbajtëse për secilin bagazh veçmas. Bagazhi i paraqitur mbetet në aviacion, në atë me të cilin udhëton pasagjeri.

I gjithë bagazhi që paraqitet duhet të jetë paketuar mirë në valixhe të fortë ose torba të ngjashme që të jenë më të përshtatshme për transport. Çdo bagazh duhet të ketë emër dhe adresë të udhëtarit.

Bagazhi i regjistruar nuk duhet të përmbaj këto gjëra: sende që thyhen, mall që prishet, materie të rrezikshme. Rekomandohet që gjërat që do të përmenden më poshtë të mos merren në bagazhin që mund të mbahet në dorë: dokumente për udhëtim, vërtetime mjekësore, dokumente afariste, laptop kompjuterë me dimensione të vogla dhe pajisjet e tjera elektronike, instrumente muzikore, fotografi, para, stoli, letra me vlerë, ilaçe etj.

Në fluturimet e rregullta të rriturve dhe fëmijëve ju lejohet bagazh prej 20 kg, në klasën ekonomike dhe deri më 30 kg në biznes klasën. Nëse bagazhi juaj kalon njërën ndër këto kufizime, zakonisht paguhet plus. Për SHBA-të, territoret amerikane, Kanada, Meksikë dhe Amerikën Jugore bagazhi i lejuar kufizohet me copë. Përveç kësaj, çdo copë bagazhi nuk duhet të tejkalojë peshën e caktuar. Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni me kompaninë ajrore ose përfaqësuesin e agjencisë me të cilën udhëtoni.
 

 
 
 
  SKP :  13.11.2019,21:16
Вести
Important information for passengers...
7/8/2019
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter