Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  13.11.2019,21:09
 
 

KËSHILLA PËR SIGURI

Më 4 tetor të vitit 2006 Komisioni Evropian miratoi masa me të cilat ndalohet të barten tretje në formë të lëngshme në aviacion. Rregullorja e cila hyri në fuqi në 6 nëntor të vitit 2006 është përgjigje e kërcënimeve të reja të aviacionit.
Rregullorja kontribuon për siguri më të madhe në aviacionin civil dhe nuk le hapësirë për sulme terroriste për të cilat shfrytëzohen eksplozive të lëngshme, dhe me këtë masë arrihen masat e sigurisë të jenë të njëjta në të gjithë BE-në. Rregullorja kufizon substancat e lëngshme të cilat pasagjerët mund t’i kalojnë nëpër pikat kontrolluese të aeroportit ku bëhet kontrolli i sigurisë, e pastaj në aviacion. Zbatohen për të gjitha fluturimet të cilët nisen nga BE-ja, pa marr parasysh destinacionin dhe përkatësinë etnike të transportuesit.

Këto rregulla vlejnë vetëm për bagazhin që bartet me dorë. Pasagjerëve akoma ju lejohet të mbajnë sasi të vogla të gjërave personale në bagazhin e tyre të vogël që bartin me vete (parfum, krem, gjele etj.) vetëm nëse paketimi nuk përmban më shumë se 100 ml dhe lehtë mund të vendosen në qese plastmase të tejdukshme dhe t’i paraqesin në pikat e kontrollit. Me përjashtim lejohen ilaçe ose ushqim i cili është i nevojshëm gjatë fluturimit, përfshirë edhe ushqimin për foshnjat.

Si masë shtesë me këto rregulla, nga pasagjerët kërkohet të zhveshin xhupat ose palltot e tyre, në vendet ku bëhen kontrollet e sigurisë, njëkohësisht duhet të nxjerrin laptop kompjuterët dhe pajisjet më të mëdha elektronike nga bagazhi i tyre i vogël që do ta mbajnë me vete. Gjithashtu rregullorja definon dimensione të caktuara të bagazhit që do të merrni me vete (56cm х 45cm х 25cm), me mundësi për përjashtime të caktuara, si p.sh. instrumente muzikore.

Gjëra të rrezikshme
Në përgjithësi nuk duhet të barten substanca të rrezikshme dhe gjëra siç janë: materiale radioaktive, eksploziv, tretje që lehtë ndizen, boca me propan ose butan, armë (vetëm për gjueti ose qëllime sportive), thika, helme, substanca korrozive, acide, magnete, ose trupa infektues, siç janë viruset dhe bakteret. Në materiet e rrezikshme bëjnë pjesë spërkatësit me bazë të aerokriprave, qibrit, dhe materie të tjera të magnetizuara ose materie imituese. Duhet të keni parasysh se kjo nuk është lista finale e materieve të rrezikshme. Bartja e materieve të rrezikshme në aviacion është kallëzim penal dhe vepër penale. Ju lutemi për më shumë informacione konsultohuni me transportuesin e juaj ajror ose përfaqësuesin e agjencisë tuaj me të cilën udhëtoni.

LISTA E ARTIKUJVE TË NDALUAR (PDF, 67kB)

Kanakarët shtëpiak
Pasagjerët duhet të bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme gjatë transportit të kanakarëve shtëpiak, siç është dorëzimi i dokumenteve përkatës para udhëtimit të tyre. Me rregull kanakarët shtëpiak transportohen në pjesë të veçantë të kargos në pjesën e trupit të avionit. Kompania ajrore lejon kanakar të vegjël në kabinën për udhëtim siç janë: (qentë, macet, shpendët). Kanakarët duhet të mbahen me kafaze të veçanta ose torba që nuk lëshojnë ujë. Transporti i kanakarëve paguhet me çmimet që janë përcaktuar për bagazh plotësues. Ju lutemi për më shumë informacione konsultohuni me transportuesin e juaj ajror ose përfaqësuesin e agjencisë tuaj me të cilën udhëtoni.

Armë zjarri
Gjatë paraqitjes, nëse keni çfarëdo lloj armë zjarri pasagjeri patjetër duhet ta paraqes, ndërsa arma mund të transportohet dhe të mbyllet në repartin special për bagazh, nën mbikëqyrje të kapitenit. Ju lutemi për më shumë informacione konsultohuni me transportuesin e juaj ajror ose përfaqësuesin e agjencisë tuaj me të cilën udhëtoni.

Këshilla për sigurim
Ju lutemi mos lini bagazhin e juaj pa mbikëqyrje. Në bagazh mos paketoni materie të rrezikshme dhe mos merrni bagazhin e njerëzve të tjerë. Gjërat e marra nga persona të panjohur duhet të dorëzohen tek personeli i autorizuar për paraqitjen e pasagjerëve dhe bagazhit.
 

 
 
 
  SKP :  13.11.2019,21:09
Вести
Important information for passengers...
7/8/2019
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter