Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  20.01.2019,18:07
 
 

TË DREJTAT E PASAGJERËVE

Kompanitë ajrore janë të obliguara t’ju informojnë për TË DREJTAT E JUAJA si pasagjerë dhe ku duhet të dorëzoni ankesë
Imbarkim/hyrje e ndaluar për në aeroplan

Është i lejuar kompensim prej në 125 deri në 600 euro varësisht nga kohëzgjatja e fluturimit dhe vonesës e cila shkaktohet kur fluturimi shkon në drejtim tjetër.

Vonesë e zgjatur
Mund të kërkoni paratë e biletës t’ju kthehen nëse vonesa zgjatë më shumë se 5 orë, por vetëm nëse vendosni të mos udhëtoni.

Anulimi
Keni të drejtë për kompensim me para nëse nuk jeni informuar 14 ditë para fluturimit ose keni qenë të drejtuar në tjetër drejtim vetëm pak kohë para kohës së caktuar për fluturim, ose nëse transportuesi ajror dëshmon se anulimi është bërë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

Ndihmë nga kompania ajrore
Varësisht nga rrethanat, nëse nuk dëshironi të udhëtoni ose fluturimi juaj është anuluar ose vonohet, keni të drejtë për ndihmë (ketering, komunikime si dhe fjetje nëse është e nevojshme)
Nëse nuk dëshironi të udhëtoni gjatë anulimit të fluturimit, mund t’iu ofrohet opsion për të vazhduar udhëtimin ose të merrni kompensim në të holla.
Për më shumë informacione si dhe për listën e organeve nacionale të autorizuar për këto të drejta mund t’i gjeni në: 

http://ec.europa.eu/transport/passengers/air/air_en.htm

Lëvizje të kufizuar
Persona me lëvizje të kufizuar janë të mbrojtur nga diskriminimi prej qershor të vitit 2008 dhe mund të marrin ndihmën e duhur (në kushte të caktuara) me qëllim që t’iu ndihmohet në të gjitha aeroportet e BE-së.

Identiteti i kompanisë ajrore
Duhet të jeni informuar më parë kush është transportuesi ajror për fluturimin tuaj. Transportuesit ajror për të cilët konsiderohen të pasigurt janë të ndaluar ose janë të kufizuar në BE. Lista e këtyre transportuesve ajror mund të gjendet në:
 http://ec.europa.eu/transport/air-ban/

Përgjegjësitë
Transportuesit ajror mund të konsiderohen përgjegjës për dëmet të cilat mund të shkaktohen nga vonesa ( caktuar ± 4.800 euro ), për dëmet, për humbje të bagazhit (caktuar deri ± 1.200 euro) në rast lëndimesh ose vdekje në fatkeqësi. Megjithatë, transportuesit ajror nuk do të jenë përgjegjës nëse marrin të gjitha masat e duhura me çka do të evitoheshin dëmet ose në rast se nuk kanë mundësi t’i ndërmarrin ato masa.

Pako për festat / pushime
Operatorët turistik duhet të kenë informacione të sakta për rezervimet e pushimeve, të cilat janë në përputhje me obligimet e parapara si dhe të mbrojnë pasagjerët nga neglizhenca e organizatorit.

PASSENGER RIGHTS (PDF)

 
 
 
  SKP :  20.01.2019,18:07
Вести
1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018...
9/10/2018
NË AEROPORTIN E OHRIT: TAV përshëndeti fluturimin e parë të Onur Air dhe Tatilbudur nga Stambolli...
15/4/2018
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter