Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  22.07.2019,11:53
 
 

KARGO OPERACIONE

Kargo Operacione është në kuadër të Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Klientët tanë janë një numër i madh i kompanive ajrore, shpedicione, agjentë të shitjes dhe organizata transportuese. Shumica e kompanive ajrore kanë agjentët e tyre të shitjes në Maqedoni. Ne ofrojmë pranim dhe pajisje të kompanive në vijim: Adria Airways, Austrian Airlines, Malev, CSA, JAT, Turkish Airlines, Alitalia e të tjera. Për këto kompani përgatisim dërgesat dhe sigurojmë dokumentacion dhe mbështetje fizike, sepse kemi lidhur kontratë në bazë të standardeve për kargo shërbime në vend, pastaj edhe rregulloret e sigurimit në komunikacionin ajror dhe dispozitave doganore.

Për të gjitha pyetjet lidhur me doganën dhe procedurat doganore drejtohuni në numrin e telefonit: +389 2 3148 640 ose e-mail: orhan.sabit@tav.aero

Lokacioni
 Kargo Operacione janë të vendosura në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ka qasje deri në autostradë Е-75.

 

Distanca nga disa kryeqendra:
 Beograd (Serbi) 420 km
Sofje (Bullgari) 250 km
Tirana (Shqipëri) 230 km
Selanik (Greqi) 230 km
Athina (Greqi) 700 km
Zagreb (Kroaci) 815 km
Prishtinë (Kosovë) 90 km
Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë) 450 km

Kapaciteti dhe pajisja
Kargo Operacionet përfshijnë sipërfaqe të mbuluar 3.000 m², për ruajtje ka pajisje për të shërbyer dërgesat e aeroplanëve, gjithashtu edhe pajisje për ngarkim shkarkim të aeroplanit. Jemi të pajisur me dhomë të ftohtë për ruajtjen e mallrave që prishen shpejt. Kapaciteti i Kargo Operacioneve ka hapësirë të mjaftueshme për të pranuar edhe kargo dërgesat e mëdha.
Në Kargo Operacionet ka sistem sigurimi (24 orë video vëzhgim) si dhe Qendër Informative, që siguron cilësi të lartë të shërbimeve.

Numri i telefonit i Qendrës Informative është: +389(0)2 3 148 646 e-maill:  cargo@tav.aero

Depoja për dërgesat e importuara:
Hapësira e depos - 1000 m²
Hapësira për të ruajtur kargo të rrezikshme 10 m²
Dhoma e ftohtë (-5° C / 5° C) 12 m2
Dhoma e ftohtë (-18° C) 12 m2
Hapësira për të ruajtur dërgesa me vlerë (VAL) 15 m2
Hapësira për të ruajtur dërgesa me radioaktivitet m2

Depoja për dërgesat e eksportuara:
Hapësira e depos - 1000 m²
Hapësira për të ruajtur kargo të rrezikshme 12 m²
Dhoma e ftohtë (-5° C / 5° C) 18 m2
Dhoma e ftohtë (-18° C) 24 m2
Hapësira për të ruajtur dërgesa me vlerë (VAL) 12 m2
Hapësira për të ruajtur dërgesa me radioaktivitet 11 m2

Hapësira për të ruajtur trupat pa jetë (HUM) 7 m2

Pajisjet:

Lloji i pajisjes Pjesë
Sfurk manual (1200 kg) 2
Sfurk (3000 kg) 1
Sfurk (1500 kg) 4

Traktor 2
Aparat rëntgeni „Haiman“ 3
Peshore deri 50 kg 2
Peshore deri 500 kg 2
ULD karroca / 115x96” 9
 

Orari i punës
 

Pranimi dhe ruajtja e mallit bëhet në orarin e punës të aeroportit; 24/7.
Orari i punës për dhënien e mallrave të doganuar dhe punëve të tjera zakonisht është në përputhje me orarin doganore për palët:
• e hënë - e diel: nga ora 08:00 deri 19:30
Orari i punës për pranimin e dërgesave dhe punëve të tjera me palët është në përputhje me orarin për importin është:
• e hënë - e shtunë: nga ora 08:00 deri 19:30
Depoja mund të jetë e hapur edhe jashtë orarit të punës për kargo speciale ose të ashtuquajtura dërgesa urgjente, por patjetër më parë të bëhet paralajmërimi. Në atë rast duhet të dërgohet lutje me shkrim në e-mailin: orhan.sabit@tav.aero së paku 24 orë më herët.

 

 
 
 
  SKP :  22.07.2019,11:53
Вести
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
ТAV PROMOVON AEROPORTIN E OHRIT NË SHQIPËRI: ...
29/5/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter