Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  19.09.2019,20:56
 
 

IINFORMACIONE TË DOBISHME

Koha e nevojshme
Koha e nevojshme për pranim të dërgesave dhe dorëzim të dokumentacionit në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit

Kjo në vazhdim ka të bëj me mallrat e lehtë të transportuara me avion pasagjerësh ose kamion (RFS):

 

 

 

Koha dhe dorëzimi para nisjes

Pranimi i mallit

Ngarkesa e përgjithshme që mund të transportohet

Deri 180 min

Dorëzimi i ngarkesës manifest

Kompletimi i dokumenteve për shkak të manifestimeve dhe dorëzimi i kargos për ngarkim në avion

120 min

Aneks për kargo manifest.

Deri 1000 kg dhe 2 fletëngarkesë

90 min

LMC kargo manifest

Vetëm kargo speciale : (VAL, PER, AVI, LHO, PRESS)

90 min

 

Për sasi më të madhe të mallrave të transportuara me avion pasagjerësh ose avion për kargo, është e domosdoshme më parë të lidhet kontratë me kompaninë transportuese, kështu që informacionet e lartë përmendura nuk kanë të bëjnë me rastet e tilla.

Pranimi i malit për eksport 
Procedura për përgatitjet e mallit për eksport
Mënyra me të cilën dërgesa juaj do të udhëtoj në një destinacion të caktuar në të shumtën e rasteve varet nga dorëzuesi. I gjithë procesi i përgatitjes fillon me marrjen e porosisë për në depo. Vendimi juaj për llojin e transportit duhet të bazohet në nevojat e pranuesit, në aspekt të sasisë, urgjencës dhe shpenzimeve për transport. Pastaj, malli duhet të jetë paketuar mirë dhe shënuar mirë. Kur malli është i përgatitur për transport, duhet të kontaktoni me Shepdicionin tuaj, por edhe të rezervoni hapësirë për dërgesën tuaj për të gjithë udhëtimin deri në destinacioni final.
Shpedicioni juaj ju kërkon informacione më të hollësishme për mallin që dërgoni. Pas konfirmimit të rezervimit duhet të përgatisni të gjitha dokumente e domosdoshme për dërgesën. Urdhrin për eksport, llogarinë, deklaratën doganore dhe AWB, aeroporti ku dërgohet dhe destinacioni, lloji i mallit, mënyra e pagesës, koha e dërgesës dhe procedura doganore. Nëse shpedicioni juaj nuk ju organizon transport duhet që dërgesën ta sillni deri në aeroport.
Pasi që dërgesa të jetë dërguar, rekomandohet të gjitha informacionet t’ia dërgoni pranuesit, kështu që ai do të përgatisë dokumentet e nevojshme për pranim të dërgesës para se ajo të ketë arritur në destinacionin e duhur. Kini parasysh se shpeditimi është punë komplekse. Ju rekomandojmë të konsultoheni me punonjësin tuaj, shpeditorin para nisjes të cilësdo dërgese kështu që nga ai do të merrni informacionet e domosdoshme për cilado kushte speciale ose përparësitë që ofrojnë kompanitë ajrore.
 

Pranimi i dërgesave për import

  • Pas marrjes së informacionit se dërgesa ka arritur, duhet të blini listën për ngarkesë ose të kontaktoni me shpeditorin tuaj për shkak të fillimit të procedurës doganore.
  • Pastaj përfundoni procedurën doganore. Për mbarimin e këtyre procedurave mund të autorizoni njërën nga kompanitë e shpedicionit të cilat punojnë në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit,
  • Pas të paguani harxhimet dhe shërbimet, dërgesa juaj do të nxirret nga depoja.
  • Konfirmoni pranimin e dërgesës duke nënshkruar urdhrin për dhënien e dërgesës.

Vërejtje:
Afati për mbajtjen e dërgesës në depon doganore është 20 ditë në përputhje me dispozitat pozitive doganore. Pas skadimit të këtij afati do të fillohet me asgjësimin e dërgesës, dhe shpenzimet e bëra do të duhet të mbulohen nga pranuesi i dërgesës, më saktë nga përfaqësuesi i autorizuar i tij që ka blerë fletëngarkesën.

Llojet e mallit special
Llojet speciale të mallit përfshijnë dërgesa të cilat kërkojnë pranim deponim, ngarkesë dhe transport të veçantë për shkak të natyrës së tyre (materieve të rrezikshme, kafshëve, materiale që ndizen lehtë, mall që prishet shpejt, trupat e pajetë të njerëzve etj.), dërgesat me vlerë, dërgesa të mëdha dhe të rënda, ose varësisht nga ligjet e shtetit (armë ose municion etj.)
Procedura speciale që zbatohen me qëllim që të mbrohen :

  • Transportuesit,
  • Personeli që shërben mallin,
  • Dërgesat e tjera,
  • Vetë dërgesa.

Kargo Operacionet pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ofron pranim, deponim dhe dërgim të të gjitha llojeve të dërgesave në përputhje me IATA standardet dhe rregulloret TACT .

Kushtet specifike kanë të bëjnë edhe me paketimin, shënimin dhe deponimin e mallrave të tilla, prandaj para se të dërgoni dërgesa të tilla ju këshillojmë të konsultohen me Kargo Operacionet në tel.: +389 2 3148 636; +389 2 3148 627 dhe e-mail: zvonko.sumanski@tav.aero ose me punonjësin e shpedicionit.

 
 
 
  SKP :  19.09.2019,20:56
Вести
Important information for passengers...
7/8/2019
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter