Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  22.07.2019,11:48
 
 

FJALIMI I DREJTORIT EKZEKUTIV

Formuar para 10 vitesh si projekt i përbashkët mes grupimeve Tepe dhe Akfen, TAV holdingu sot gjendet në një udhëkryq vendimmarrës. Gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare, që në të vërtet është një periudhë e shkurtë krahasuar me kohëzgjatjen e të dy institucioneve të posaçme, TAV përparon me shpejtësi të madhe, duke u transformuar në brend kryesor rajonal dhe duke synuar më shumë me çdo ditë të kaluar.

Si holding ТАV Aeroporte, sot gjendemi në mesin e kompanive më të mëdha operative, jo vetëm në Turqi por edhe në botën, duke falënderuar përvojën dhe njohuritë teknike të cilat i kemi përfituar prej nismës sonë, si dhe cilësinë e lartë të kuadrove njerëzore.

Nga ana tjetër, duke tërhequr dhe pranuar investitor nga rajone të ndryshme gjeografike, ne e kemi përforcuar strukturën e kapitalit, me çfarë u bëmë më të fuqishëm në tregun ndërkombëtar nga pikëpamja strategjike, së bashku me fondet e partnerëve tanë. E kemi ndarë historinë tonë të rritjes që filloi në vitin 1997 me terminalin ndërkombëtar në aeroportin e Ataturkut në Stamboll, që pastaj u zhvillua shumë shpejtë në shoqërinë tonë dhe në këtë mënyrë edhe TAV holdingu u prezantua në mënyrë pozitive tek publiku.
Ne, si ТАV holding i aeroporteve, e dimë secilën pjesë përbërëse të aeroportit,operacionet përkatëse si dhe proceset e ndërtimit. Vlerën e tillë e kemi krijuar këtu në Turqi, dhe tash atë e eksportojmë. Operacionet në aeroport janë shërbime që zgjasin 24 orë, 7 ditë në javë dhe pikërisht për këtë shkak kuadrot njerëzore janë kyçe, pasi që ne kemi personel prej mijëra të punësuarve që i kryejnë këto shërbime. Ne krijojmë vlera pozitive për ekonominë turke me anë të ndërtimit të aeroporteve dhe projekteve operative që i ndërmarrim. Synojmë të sigurojmë shërbime me cilësi dhe standarde universale në Turqi dhe të krijojmë një mjedis cilësor dhe të ndejnë për të gjithë klientët tanë.

Do të vazhdojmë me krijimin e vlerave për të gjithë klientët tanë dhe për shtetin tonë në të gjithë segmentet ku sigurojmë shërbime, që të mirëmbajmë rolin tonë drejtues dhe të përforcojmë fuqinë tonë.
Përshëndetje të përzemërta për të gjithë ata që na përkrahin në veprimtarinë tonë të plotë.

Me respekt,
Dr. M. Sani Shener
Anëtar dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve
Drejtor Ekzekutiv i Holdingut ТАV Aeroporte

 
 
 
  SKP :  22.07.2019,11:48
Вести
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
ТAV PROMOVON AEROPORTIN E OHRIT NË SHQIPËRI: ...
29/5/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter