Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  22.07.2019,11:47
 
 

RRETH KOMPANISË

Historia e suksesshme e shkruar në bazë të njohurive, përvojës dhe kreativitetit në punën e aeroportit.

Holdingu TAV Aeroporte, e cila u themelua në Stamboll në vitin 1997 si një ndërmarrje e përbashkët e grupeve Tepe dhe Akfen, e mbaroi ndërtimin e terminalit ndërkombëtar të aeroportin Ataturk në Stamboll për një periudhë prej vetëm dy vjetësh. Historia 10-vjeçare  e TAV filloi me hapjen e terminalit ndërkombëtar në vitin 2000. Duke zbuluar fytyrën e Turqisë moderne, ky projekt ishte hap i parë konkret në historinë e suksesshme të TAV-it.

Duke u zhvilluar më herët me sukses jo shumë të dukshëm, brenda një periudhe të shkurtër kohe përmes përdorimit të njohurive teknike, nivelit të lartë të kualifikimit të punës dhe teknologjisë së përparuar, TAV është tani një sipërmarrje globale si për projektet për ndërtimin e aeroporteve ashtu edhe për punën e aeroportit.

Në përputhje me qëllimet korporatave të kompanisë në vitin 2006 TAV bëri një rindërtim duke e organizuar pjesën operative dhe ndërtimin, përkatësisht në TAV Aeroporte dhe TAV Konstruksione. Me përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar arritjet e tyre dhe për ta paraqitur Turqinë sa më mirë, TAV Aeroporte u paraqit publikisht në vitin 2007 me riorganizim të realizuar.

Sot, duke realizuar një mesatare prej 420 mijë fluturime dhe 48 milionë pasagjerë në vit nga 300 kompani ajrore nëpërmjet filialeve të saj të shumta, TAV Aeroporte e forcon edhe më tej pozitën e saj në tregun e Turqisë, Evropës Lindore, Kaukazit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, duke marrë hapa të vendosur dhe projekte të suksesshme.

Duke menaxhuar me terminalet vendore dhe ndërkombëtare në aeroportet Ataturk në Stamboll dhe Ankara Esenboga, terminali ndërkombëtar në aeroportin Adnan Menderes  në Izmir dhe aeroporti ndërkombëtar Gazipasha në Antali, TAV Aerporte gjithashtu menaxhon me aeroportet në Tbilisi dhe Batumi në Gjeorgji, aeroportet Monastir dhe Enfida në Tuniz dhe aeroportet ndërkombëtare në Shkup dhe Ohër në Maqedoni.

Nën ombrellën e TAV Aeroporte është mbledhur një gamë e gjerë e kompanive të shërbimit që pasqyrojnë konceptin e shërbimeve të integruara të TAV. TAV Aeroporte menaxhon me kompaninë e themeluar Havana dhe kompanitë e lidhura TGS dhe Nort Hab Servises. Gjithashtu, TAV Aeroporte për dyqanet pa doganë bashkëpunon me ATU, për shërbimet për ushqim dhe pije nëpërmjet BTA Ketering ndërsa shërbimet  jashtë aeroportit i paguan nën Shërbimet Operative të TAV-it. TAV IT menaxhon me teknologjinë informative TAV, ndërsa shërbimet për sigurim privat i shfrytëzon prej TAV Sigurim Privat. Përveç kësaj, TAV Aeroporte ndërmerr  menaxhimin e dyqaneve pa doganë, departamentit të ushqimit edhe pijeve dhe pjesës komerciale të aeroportit Riga në Letonia për 10 vjet, duke filluar më 1 janar, 2011.

Si operator udhëheqës i aeroporteve në Turqi, prona TAV Aeroporte vazhdon të zbatojë projekte për të mirën e njerëzve në përputhje me parimet dhe qëllimet e saj pa kompromis, duke punësuar më shumë se 18 mijë punonjës në tre kontinente.

Në operacionet e aeroportit, pulsi është intensiv 24 orë në ditë. E armatosur me ndërgjegjen e saj, prona TAV Aeroporte i shërben klientët e saj me stafin e dashur me përvojë në çdo hap: nga parkimi deri në kontrollin e sigurisë, prej paraqitjes deri te kafenetë, prej dyqaneve pa taksa deri në dyert dalëse.

Duke synuar të sigurojë shërbime të jashtëzakonshme me strukturë të integruar të aeroporteve nëpër të cilat kalojnë mijëra njerëz çdo ditë - në rritje nga një lokal në një kompani globale - TAV Aeroporte përcaktoi qëllimin e saj për të arritur shërbime të 100 milion pasagjerëve në dhjetë vitet e ardhshme.

 
 
 
  SKP :  22.07.2019,11:47
Вести
1.2 milionë pasagjerë në aeroportet në Shkup dhe Ohër në gjysmën e parë të vitit 2019...
9/7/2019
ТAV PROMOVON AEROPORTIN E OHRIT NË SHQIPËRI: ...
29/5/2019
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter