Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  25.03.2019,09:27
Fluturimet
Avio-transportuesit
Të drejtat e pasagjerëve
Shërbimi CIP
Kargo
 

 

LAJME
 

NË AEROPORTIN E OHRIT: TAV PËRSHËNDETI FLUTURIMIN E PARË TË ONUR AIR DHE TATILBUDUR NGA STAMBOLLI
15 prill 2018

Me një urë nga uji në formë të një ylberi, llokum, biskota ngjyra ngjyra dhe prerje të tortës, TAV Maqedonia mirëpriti ngrohtësisht 180 pasagjerët e parë këtë pasdite që arritën në aeroportin e Ohrit Shën Pali Apostulli, nga Stambolli, me avionin Airbus A320 të aviokompanisë Onur Air, të organizuar nga tur-operatori Tatilbudur.com.

 Fluturimet e reja sezonale Stamboll-Ohër-Stamboll do të veprojnë çdo jave nga 15 prilli deri më 21 tetor, me kohë të largimit nga Aeroporti Ataturk në Stamboll për në Ohër në ora 13 dhe 30 minuta, ndërsa nga Ohri për në Stamboll do të nisen në orë 15:00.

-Në kënaqësi të madhe për ne, sot në aeroportin e Ohrit e mirëpritëm fluturimin e parë nga Stambolli dhe shënojmë fillimin e bashkëpunimit me aviokompaninë Onur Air dhe tur-operatorit Tatilbudur.com në tregun maqedonas. Gjatë verës, do të arrijnë më shumë se 4500 pasagjerë me 23 fluturime nga Stambolli në aeroportin e Ohrit, dhe fluturimet do të zhvillohen një herë në javë nga 15 prilli deri më 21 tetor. Kjo do të jetë një kontribut i rëndësishëm për rritjen e numrit të përgjithshëm të turistëve turq këtu, si dhe për zhvillimin e turizmit në Liqenin e Ohrit në përgjithësi. Edhe pse të organizuara si paketa turistike, këto fluturime nuk janë vetëm turne turistike, por edhe një lidhje e mirë mes të dy qyteteve si për biznes, ashtu dhe për të vizituar të afërmit dhe miqtë. Përskaj rezervimit të udhëtimeve përmes Tatilbudur.com, pasagjerët gjithashtu mund të blejnë aviobileta individualisht, drejtpërdrejtë në internet faqen www.onurair.com, tha Alper Ersoy, Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

-Ne, si Onur Air, ne duam të fluturojmë në destinacione që nuk janë shërbyer më parë. Për derisa kemi një motiv, madje edhe një motiv të vogël. Tatibuduri na dha këtë motiv dhe impuls. TAV gjithashtu na përkrahu. Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj tyre. Shpresojmë për të arritur sukses në Ohër, duke përfshirë një gamë të gjerë të trashëgimisë sonë kulturore. Fluturimet duhet ti tërheqin jo vetëm pasagjerët që jetojnë në Maqedoni, por edhe ata që jetojnë në shtetin fqinj të Shqipërisë, kurse aviobiletat mund të blihen nëpërmjet faqes tonë të internetit, si dhe përmes agjencive të autorizuara për shitje, deklaroi Teoman Tosun, Drejtori i përgjithshëm i Onur Air.

- Si që TatilBudur feston 20 vjetorin në sektorin e turizmit, jemi të lumtur që mund të anoncojmë fluturimin Stamboll - Ohër, i cili do të jep një kontributë të rëndësishme për biznesin e aviacionit në Turqi. Ky fluturim është me të vërtetë i rëndësishëm për vendin tonë, për TatilBudur, Onur Air dhe TAV, sepse është fluturimi i parë direkt nga Stambolli për në Ohër. Qëllimi ynë në TatilBudur është të bëhemi operatori më i madh turistik që transporton shumicën e turistëve turq në vendet e Ballkanit. Ne planifikojmë të organizojmë 22 turne javore me 23 fluturime në Ohër. Me ndihmën e këtij fluturimi direkt, kemi në plan të ofrojmë mundësi ekonomike të udhëtimit për turistët turq në gjashtë vende, duke përfshirë Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, thotë Drejtori Ekzekutiv i TatilBudur, Çenk Angin.

TAV Maqedonia pret një sezon frekuent veror në aeroportin e Ohrit. Përveç  Stambollit, u njoftua se do të hapen edhe 3 destinacione të reja sezonale -Varshava, Talina dhe Eindhoven, përskaj fluturimeve ekzistuese sezonale nga Amsterdami, Brukseli, Tel Avivi dhe Katowice, në periudhën nga prilli deri në tetor.

Operatori turistik polak Rego Bis, i cili filloi fluturimet sezonale nga Katowice në Ohër më 2017, njoftoi se do të fute edhe një destinacion tjetër - Varshavë; linja ajrore estoneze Nordica do të nisë fluturimet sezonale nga Talina për në Ohër; operatori turistik holandez TUI, i cili tashmë fluturon nga Amsterdami, do të zgjerojë operacionet e tija në Ohër, duke prezantuar Eindhovenin si një destinacion të ri.

Duke filluar nga nëntori 2018, Wizz Air do të prezantojë një linjë të re të rregullt nga Ohri në Vjenë, e cila do të jetë e hapur gjatë gjithë vitit.

 Për momentin, në Aeroportin e Ohrit ka tri linja të rregullta, për në: Basel, Cyrih dhe Londër, të cilat janë të hapura gjatë gjithë vitit.

 Gjithsej 448,729 pasagjerë udhëtuan nëpër aeroportet maqedonas - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti i Ohrit Shën Apostulli Pal, në tre muajt e parë të vitit 2018, një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, në të dy aeroportet u realizuan gjithsej 4,018 fluturime, që është 19% më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2017.

 
 
  SKP :  25.03.2019,09:27
Вести
1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018...
9/10/2018
NË AEROPORTIN E OHRIT: TAV përshëndeti fluturimin e parë të Onur Air dhe Tatilbudur nga Stambolli...
15/4/2018
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter