Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  26.05.2019,07:06
Fluturimet
Avio-transportuesit
Të drejtat e pasagjerëve
Shërbimi CIP
Kargo
 

 

LAJME
 

1, 8 MILION PASAGJERË NË AEROPORTIN E SHKUPIT DHE OHRIT NË 9 MUAJT E PARË TË VITIT 2018
9 tetor 2018

1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018

1,8 milion pasagjerë udhëtuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkupi dhe aeroportit të Ohrit Shën Apustull Pali, 9 muajt e parë të vitit 2018, që është një rritje vjetore prej 18% njoftuan nga TAV Maqedoni, kompania e cila menaxhon aeroportet maqedonase. 

Në të njëjtën kohë, nga janari deri në shtator të vitit 2018, numri i fluturimeve në të dy aeroportet është 15.395, me një rritje vjetore prej 12 %.

-Kemi përfunduar edhe një sezonë vere frekuente në të dy aeroportet, në Shkup dhe Ohër dhe tani jemi të gatshëm për sezonën e dimrit e cila do të fillon në fund të tetorit   me orarin e ri dimëror të fluturimeve.

Duke përmbledhur muajt e kaluar është e rëndësishme të theksohet se pas përfundimit të suksesshëm të diskutimeve dhe negociatave, më 1 qershor 2018, LOT Polish Airlines hyri në tregun maqedonas duke hapur linjën e re Varshavë-Shkup me një frekuencë prej 6 fluturimesh në javë midis dy kryeqyteteve.Në Aeroportin e Ohrit hapëm katër fluturime të reja sezonale-Stamboll, Eindhoven, Talin dhe Varshavë, ndërsa nga nëntori 2018 Viena si destinacion i ri dhe linjë ajrore e rregullt do të hapet nga Ohri.Pritjet tona janë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm të rritjes dyshifrore të trafikut të pasagjerëve deri në fund të vitit 2018, që është më i lartë se mesatarja zyrtare e BE prej 4,8 %(korrik 2018) dhe më e lartë se rritja mesatare e vëllimeve të pasagjerëve prej 6,8 % në aeroportet jashtë BE-Së të matur nga ACI Europe , tha Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedonisë, Alper Ersoj.

Së bashku me zhvillimin e rrjetit ajror,si gjithmonë TAV Maqedonia është e fokusuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Sipas kësaj politike, në fillim të qershorit 2018 u hap një lokal  i ri për ushqim dhe pije-NeedStop në ndërtesën e terminalit në Aeroportin e Shkupit ndërsa dyqanet ekzistuese u zhvendosën në zonën pranë sporteleve të check in pranë shitoreve për ushqim dhe pije, për të krijuar një hapsirë më të gjërë për regjistrimin e pasagjerëve, në mënyrë që ata të ndihen më të rahatshëm gjatë regjistrimit për fluturim. 

-Në gusht 2018 kemi hapur një tjetër risi në aeroportin e Shkupit-Këndi për fëmijë, i cili gjendet pas kontrollit të pasaportave, pranë daljeve, duke shtruar përmbajtje argëtuese  për pasagjerët tanë më të rinj.

Përveç kësaj do të prezantojmë një lloj të ri të kiosqeve për vetë regjistrim ,qëllimi është që pasagjerët pa pritur në bisht  ta bëjnë këtë vetë. Pasagjerët do të kenë mundësi të marrin etiketën e bagazheve nga kjo makinë dhe pastaj të përfundojnë procedurën e regjistrimit duke e lënë çantën e tyre në një sportel të posaçëm në zonën për regjistrim (check-in), njofton Ersoj.

Sipas statistikave të trafikut të pasagjerëve, nga janari deri në shtator të vitit 2018, destinacionet më të shpeshta në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi janë: Stambolli (aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokçen me 10,8 të tregut),Cyrih(7,8%), Vjenë(5,7%), Basel (5,3%), Malmo (4,5 %)dhe Bratisllavë (3,4%).

Sa i përket pjesës së tregut të linjave ajrore në trafikun e përgjithshëm të pasagjerëve, WiZZ Air transportoi numrin më të madh të pasagjerëve me një përqindje tregu prej 60,3 % pastaj Turkish Airlines (7,8%), Austrian Airlines (5,7%), Germania Flug (4,5%), Pegasus Airlines (3,7%), Croatia Airlines (3,4%). 

Dita më e ngarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi në 9 muajt e parë të vitit 2018 në liddhje me trafikun e pasagjerëve ishte 29 korriku me 8,796 pasagjerë të transportuar, ndërsa nga aspekti i numrit të operacioneve të aviacionit-2 gusht me 76 fluturime. 

Përveç rritjes së vazhdueshme me shifra të dyfishta në trafikun e pasagjerëve, TAV Maqedonia shënoi një rritje të konsideruseshme vjetore të trafikut të ngarkesave në aeroportin Shkupi në 9 muajt e parë , që është 2.676 ton dhe është për 22 % më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi është i lidhur me 37 linja ajrore të rregullta gjatë gjithë vitit, të shërbyer nga 12 linja ajrore dhe 4 destinacione çarter (sezoni veror), të shërbyer nga 6 linja ajrore.

Aeroporti i Ohrit Shën Apustull Pali, ka 3 linja ajrore të rregullta gjatë vititdhe 8 destinacione sezonale, të shërbyera nga 12 linja ajrore.

 
 
  SKP :  26.05.2019,07:06
Вести
1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018...
9/10/2018
NË AEROPORTIN E OHRIT: TAV përshëndeti fluturimin e parë të Onur Air dhe Tatilbudur nga Stambolli...
15/4/2018
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter