Zgjidhni aeroport
 
  SKP :  26.05.2019,07:40
 
 

POLITIKA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Qëllimi

TAV Maqedonia, si një kompani që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportin në Ohër, ka përgjegjësi dhe kujdeset që të gjitha aktivitetet e saj të biznesit të kryhen në përputhje me rregullat e përcaktuara për kujdesin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Pajtim

TAV Maqedonia është e përkushtuar të përmbushë praktikat e miratuara mjedisore, duke përfshirë të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare dhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me aspektet mjedisore të të gjitha aktiviteteve dhe shërbimeve të punës. TAV Maqedonia përgatit dhe zbaton të gjitha programet dhe procedurat e nevojshme në përputhje me ISO 14001: 2015.

Parandalimi dhe reduktimi i ndotjes

TAV Maqedonia është e përkushtuar ndaj çështjes të ndotjes dhe ndërmerr aktivitete për ta parandaluar atë para se të ndodhë, si dhe të minimizojë ndikimiet mbi mjedisin me të gjitha praktikat e (të) miratuara mjedisore.Prandaj, TAV menaxhon proceset, pasuritë (materijalet) dhe burimet njerëzore në mënyrë që të reduktojë ndikimet mjedisore lidhur me aktivitetet punësore.

Ndërgjegjësimi

Procedurat dhe rregullat që rrjedhin nga Sistemi i Menaxhimit Mjedisor (SMM) të TAV Maqedoni ndahen me të gjitha palët që kryejnë obligimet lidhur punën që kryejnë si dhe me ata që operojnë në aeroportet maqedonase, duke përfshirë: punonjësit, kontraktorët dhe furnizuesit, në mënyrë që të sigurohet ndërgjegjësimi për angazhimin ndaj mjedisit jetësor.TAV Maqedonia gjithashtu ofron trajnime të përshtatshme për të gjithë të punësuarit në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për përgjegjësinë mjedisore.

Përmirësim i vazhdueshëm
Duke përcaktuar synimet dhe objektivat për mjedisin jetësor, si dhe përmes auditimeve periodike, kontrollit mbi operacionet dhe arritjes së qëllimeve mjedisore, TAV Maqedonia përpiqet për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit mjedisor dhe minimizimin e prodhimit të mbeturinave  dhe ndotjen që janë të lidhura ngushtë me funksionimin e aeroporteve dhe objekteve të shërbimit.

Qëllimet dhe synimet për ruajtjen e mjedisit

  •      Përdorimi i reduktuar i kimikateve të rrezikshme dhe toksike gjatë kryerjes  së operacioneve në aeroportet
  • Reduktimi i konsumimit të burimeve energjetike
  • Reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi i mbeturinave
  • Parandalimi i ndotjes
  • Furnizuesit, duke përfshirë kontraktorët, janë të njoftuar për pritjet tona në lidhje me mjedisin dhe prej tyre  kërkohet të miratojnë praktikat e menaxhimit mjedisor
  • Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë / sasisë së emetimeve, lëshimit të gazeve të shkarkuara dhe gjenerimit të mbeturinave
  • TAV Maqedonia si kompani me përgjegjësi shoqërore, gjithmonë merr parasysh faktorët mjedisorë gjatë planifikimit, blerjes dhe vendimeve operacionale.
 
 
 
  SKP :  26.05.2019,07:40
Вести
1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018...
9/10/2018
NË AEROPORTIN E OHRIT: TAV përshëndeti fluturimin e parë të Onur Air dhe Tatilbudur nga Stambolli...
15/4/2018
архива
Fluturimet l Pasagjerë l Përmbajtja dhe shërbime l Si shkohet në aeroport l Kargo l Rreth nesh
  • facebook
  • twitter