!!!KOVID-19: NJOFTIM P FËR PASAGJERËT E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR SHKUP

!!!KOVID-19: NJOFTIM P FËR PASAGJERËT E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR SHKUP

Skup, 26 dhjetor 2020

Pasagjerë të dashur,

Duam t'ju informojmë se si rezultat i Vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Turqisë, të miratuar natën e kaluar vonë, për të hyrë në Turqi përmes vijës ajrore është e detyrueshme të tregoni test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë. Vendimi është i vlefshëm nga 28 dhjetori dhe do të zbatohet deri më 1 mars 2021.

Linjat ajrore që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në dy aeroportet në Stamboll tashmë i kanë informuar pasagjerët për fluturimet e tyre të radhës.

Për më shumë informacion mbi këtë Vendim të Qeverisë së Republikës së Turqisë, ju lutemi kontaktoni linjat ajrore përkatëse https://www.turkishairlines.com/ dhe https://www.flypgs.com/, si dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë http://skopje.emb.mfa.gov.tr

Për më tepër, dëshirojmë që të lusim të gjithë pasagjerët që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Shën. Apostulli Pal Ohër, të informohen për të gjitha ndryshimet e mundshme në politikat ndaj KOVID-19 të vendeve të destinacionit të tyre, para udhëtimit të tyre, në ambasadat e vendeve ku ata dëshirojnë të arrijnë.

Lidhur me ndryshimet në vendimet për testet e detyrueshme të hyrjes KOVID-19, ose ndryshimet në politikat kufizuese të vendeve të BE-së për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, TAV Maqedoni si një operator aeroporti operon në përputhje me udhëzimet që marrim nga linjat ajrore, si dhe Vendimet e Qeverive në ato vende.