NJOFTIM PËR TË PASAGJERËT

NJOFTIM PËR TË PASAGJERËT

Të nderur udhëtarë,

Dëshirojmë të ndajmë me ju një lajm të mirë 

Sipas vendimit të fundit të autoriteteve gjermane, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është më në listën e shteteve me rrezik nga Covid-19, që do të thotë se shtetasit maqedonas, duke filluar nga data 13 qershor, ora 00:00 (sonte në mesnatë), do të mund të udhëtojnë  në Gjermani për qëllime turistike, me paraqitjen e testit negativ për Covid-19 ose dëshmi për vaksinim.

 Linku deri në informacionin e shpallur nga institucionet gjermane: https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus 

Lidhur me llojet e testev për Covid-19 të cilat i pranon Gjermania, dëshirojmë t’ju rikujtojmë se si kusht për të hypur në aeroplan, shteti kërkon ose PCR test negativ jo më të    vjetër se 72 orë para arritjes, ose test të shpejt antigjen jo më të vjetër se 48 orë para arritjes. Rezultatet e testit duhet të jenë në njërën prej gjuhëve në vijim: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht ose spanjolisht. Kërkesa për test nuk referohet  për fëmijë deri në moshën 6 vjeç
Ose, nëse udhëtari është vaksinuar me njërën prej vaksinave të cilat i pranon Gjermania (Astra Zeneca, Janssen, Moderna, Pfizer BionNTech), së paku 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, nuk duhet të bëjë një nga Covid-19 testet e lartëpërmendura
Gjithashtu, me heqjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e vendeve të rrezikut nga ana e Gjermanisë, udhëtarët më nuk duhet të kenë të mbushur Formularin elektronik për vendndodhjen e udhëtarëve (Passenger Locator Form) para hypjes në aeroplan, ashtu siç ishte deri më tani. 

Një rikujtim, udhëtimi me aeroplan në Gjermani për shtetasit maqedonas, që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 deri tani ishte i mundur për shkaqe esenciale për udhëtim, të definuara nga autoritetet gjermane, ku udhëtarët detyrimisht paraqitnin dokumente/dëshmi të duhura  për udhëtimin e tyre të rëndësishëm.  

Ju dëshirojmë udhëtime të këndshme