AEROPORTI NDËRKOMBTAR I SHKUPIT PËRFITOI NJOHJEN E ACI WORLD "ZËRI I KLIENTIT" 

AEROPORTI NDËRKOMBTAR I SHKUPIT PËRFITOI NJOHJEN E ACI WORLD "ZËRI I KLIENTIT" 

Njoftimi për media
Shkup, 9 shkurt 2021

AEROPORTI NDËRKOMBTAR I SHKUPIT PËRFITOI NJOHJEN E ACI WORLD "ZËRI I KLIENTIT" 

Me këtë nismë, ACI World u ka dhënë njohje aeroporteve që vazhdojnë t'u japin përparësi klientëve të tyre dhe i qëndrojnë besnikë angazhimit që zërat e udhëtarëve të dëgjohen edhe gjatë pandemisë KOVID-19 në vitin 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar Shkup ka marrë njohje të re nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Airports Council International World) i quajtur Zëri i klientit, i cili njeh aeroportet që kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbledhur reagime nga udhëtarët përmes Cilësisë së shërbimeve të aeroportit (ASQ) në mënyrë që të kuptojnë më mirë klientët e tyre gjatë një pandemie.

"Ne jemi të kënaqur që Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve na ka dhënë këtë mirënjohje për Aeroportin ndërkombëtar Shkup, si një nga 140 aeroportet në të gjithë botën që kanë vazhduar të dëgjojnë mendimet e klientëve, edhe në këto kohë të vështira për aeroportet të ndikuara nga pandemia e KOVID -19. Pavarësisht nga rrethanat e vështira dhe sfidës për të mbijetuar, ne gjithsesi vendosëm që kënaqësia e klientit të mbetet një nga përparësitë tona kryesore. Prandaj, ne vazhduam të angazhojmë burimet tona për të kryer sondazhe të Cilësisë së shërbimeve të aeroportit (ASQ) sipas programit të dhënë dhe mostrave përfaqësuese, dmth kuotës së kërkuar nga ACI, duke bërë çdo përpjekje për të përshtatur procesin e punës në mënyrë që t'i përgjigjemi ndryshimit të mjedisit të biznesit të cilat KOVID-19 i solli në aeroportet. "Ne vërtet besojmë në rëndësinë e mendimit të klientëve tanë, sepse qëllimi ynë është të ofrojmë shërbime të përshtatura për të përmbushur pritjet e pasagjerëve," tha Metin Batak, Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.


Sipas informacionit nga ACI, Aeroporti i Shkupit është në mesin e 140 aeroporteve në të gjithë botën që marrin këtë njohje, dhe bën pjesë në grupin e 33 aeroporteve në rajonin e Evropës; 69 aeroporte në rajonin Azi-Paqësor, 24 aeroporte në Amerikën e Veriut, 6 aeroporte në Afrikë, 5 aeroporte në Amerikën Latine - Karaibe dhe 3 aeroporte në Lindjen e Mesme që gjithashtu morën çmimin.  

   
"Urime! Njohja Zëri i klientit uron angazhimin e aeroporteve për të vazhduar të dëgjojnë udhëtarët dhe për të përshtatur proceset dhe procedurat për të përmbushur pritjet e ndryshueshme për përvojën e pasagjerëve në përgjigje të KOVID-19. Ndërsa industria jonë funksionon dhe synon të rimëkëmbet, aeroportet që dëgjojnë - dhe u japin përparësi nevojave dhe pritjeve të klientëve - do të jenë në një pozitë më të mirë për t'u përgjigjur dhe për të reguar. Programi ASQ i ACI siguron aeroportet me një mjet matës objektiv që është një pikë referimi për cilësinë e shërbimit. "Bazuar në programin ASQ, aeroportet mbledhin informacion mbi nevojat dhe pritjet e pasagjerëve, në mënyrë që të kenë një performancë më të mirë dhe t'u përgjigjen kërkesave të tyre," tha Menaxheri i përgjithshëm i ACI Luis Felipe de Oliveira. 

Pandemia KOVID-19 i ka dhënë një goditje të rëndë aviacionit, i cili është sektori ekonomik më i prekur ne të gjithë botën. 

TAV Maqedoni e përfundoi vitin 2020 me një rënie prej 71% të trafikut të pasagjerëve. Nga 2.677.618 pasagjerë në vitin 2019, gjatë tërë vitit 2020, dy aeroportet, Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal - Ohër, kishin gjithsej 782.876 pasagjerë.

Sfida më e madhe për rikuperimin e trafikut të pasagjerëve janë kufizimet e udhëtimit për shtetasit maqedonas të paraqitura nga vendet anëtare të BE-së/zona Shengen, ku përqendrohet mbi se 77% i trafikut ajror maqedonas.