1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018

1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018

1, 8 milion pasagjerë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit në 9 muajt e parë të vitit 2018

1,8 milion pasagjerë udhëtuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkupi dhe aeroportit të Ohrit Shën Apustull Pali, në 9 muajt e parë të vitit 2018, që është një rritje vjetore prej 18% njoftuan nga TAV Maqedoni, kompania e cila menaxhon aeroportet maqedonase. 

Në të njëjtën kohë, nga janari deri në shtator të vitit 2018, numri i fluturimeve në të dy aeroportet është 15.395, me një rritje vjetore prej 12 %.

-Kemi përfunduar edhe një sezonë vere frekuente në të dy aeroportet, në Shkup dhe Ohër dhe tani jemi të gatshëm për sezonën e dimrit e cila do të fillon në fund të tetorit   me orarin e ri dimëror të fluturimeve.

Duke përmbledhur muajt e kaluar është e rëndësishme të theksohet se pas përfundimit të suksesshëm të diskutimeve dhe negociatave, më 1 qershor 2018, LOT Polish Airlines hyri në tregun maqedonas duke hapur linjën e re Varshavë-Shkup me një frekuencë prej 6 fluturimesh në javë midis dy kryeqyteteve.Në Aeroportin e Ohrit hapëm katër fluturime të reja sezonale-Stamboll, Eindhoven, Talin dhe Varshavë, ndërsa nga nëntori 2018 Viena si destinacion i ri dhe linjë ajrore e rregullt do të hapet nga Ohri.Pritjet tona janë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm të rritjes dyshifrore të trafikut të pasagjerëve deri në fund të vitit 2018, që është më i lartë se mesatarja zyrtare e BE prej 4,8 %(korrik 2018) dhe më e lartë se rritja mesatare e vëllimeve të pasagjerëve prej 6,8 % në aeroportet jashtë BE-Së të matur nga ACI Europe , tha Drejtori i Përgjithshëm i TAV Maqedonisë, Alper Ersoj.

Së bashku me zhvillimin e rrjetit ajror,si gjithmonë TAV Maqedonia është e fokusuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve. Sipas kësaj politike, në fillim të qershorit 2018 u hap një lokal  i ri për ushqim dhe pije-NeedStop në ndërtesën e terminalit në Aeroportin e Shkupit ndërsa dyqanet ekzistuese u zhvendosën në zonën pranë sporteleve të check in pranë shitoreve për ushqim dhe pije, për të krijuar një hapsirë më të gjërë për regjistrimin e pasagjerëve, në mënyrë që ata të ndihen më të rahatshëm gjatë regjistrimit për fluturim. 

-Në gusht 2018 kemi hapur një tjetër risi në aeroportin e Shkupit-Këndi për fëmijë, i cili gjendet pas kontrollit të pasaportave, pranë daljeve, duke shtruar përmbajtje argëtuese  për pasagjerët tanë më të rinj.

Përveç kësaj do të prezantojmë një lloj të ri të kiosqeve për vetë regjistrim ,qëllimi është që pasagjerët pa pritur në bisht  ta bëjnë këtë vetë. Pasagjerët do të kenë mundësi të marrin etiketën e bagazheve nga kjo makinë dhe pastaj të përfundojnë procedurën e regjistrimit duke e lënë çantën e tyre në një sportel të posaçëm në zonën për regjistrim (check-in), njofton Ersoj.

Sipas statistikave të trafikut të pasagjerëve, nga janari deri në shtator të vitit 2018, destinacionet më të shpeshtanë Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi janë: Stambolli (aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokçen me 10,8 të tregut),Cyrih(7,8%), Vjenë(5,7%), Basel (5,3%), Malmo (4,5 %)dhe Bratisllavë (3,4%).

Sa i përket pjesës së tregut të linjave ajrore në trafikun e përgjithshëm të pasagjerëve, WiZZ Air transportoi numrin më të madh të pasagjerëve me një përqindje tregu prej 60,3 % pastaj Turkish Airlines (7,8%), Austrian Airlines (5,7%), Germania Flug (4,5%), Pegasus Airlines (3,7%), Croatia Airlines (3,4%). 

Dita më e ngarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi në 9 muajt e parë të vitit 2018 në liddhje me trafikun e pasagjerëve ishte 29 korriku me 8,796 pasagjerë të transportuar, ndërsa nga aspekti i numrit të operacioneve të aviacionit-2 gusht me 76 fluturime. 

Përveç rritjes së vazhdueshme me shifra të dyfishta në trafikun e pasagjerëve, TAV Maqedonia shënoi një rritje të konsideruseshme vjetore të trafikut të ngarkesave në aeroportin Shkupi në 9 muajt e parë , që është 2.676 ton dhe është për 22 % më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi është i lidhur me 37 linja ajrore të rregullta gjatë gjithë vitit, të shërbyer nga 12 linja ajrore dhe 4 destinacione çarter (sezoni veror), të shërbyer nga 6 linja ajrore.

Aeroporti i Ohrit Shën Apustull Pali, ka 3 linja ajrore të rregullta gjatë vititdhe 8 destinacione sezonale, të shërbyera nga 12 linja ajrore.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 180 minuta (3 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 60 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Që nga fillimi i pandemisë Kovid-19, për shkak të kërkesave për dokumente të ndryshme udhëtimi të vendosura nga vende të ndryshme, TAV Maqedoni ka apeluar që pasagjerët të arrijnë në aeroport 3 orë para nisjes.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.