TAV DHE VIZER SHËNUAN HAPJEN E TRE LINJAVE TË REJA NGA AEROPORTI I SHKUPIT

TAV DHE VIZER SHËNUAN HAPJEN E TRE LINJAVE TË REJA NGA AEROPORTI I SHKUPIT

Që tani nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dy herë në javë do të fluturohet për në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë

Me ceremoninë e prerjes së tortës, TAV Maqedonia dhe Vizer sot shënuan hapjen e tre linjave të reja nga aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” për në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë, fluturimet e para të të cilëve filluan në shtatë ditët e fundit, ose më 21, 22 dhe 23 mars, respektivisht.

-Me fillimin e pranverës pregatisim surpriza të reja për udhëtarët tanë. Me futjen e tre linjave të reja nga aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” për në Berlin, Kopenhagë dhe Bratislavë, ose për në tre kryeqytete në tre shtete, numri i kryeqyteteve me të cilët Shkupi është lidhur në mënyrë ajrore me Evropën, nga 11 u rrit në 14. Të tria linjat do të mirëpriten nga diaspora jonë, nga qytetarët e Maqedonisë, nga turistët dhe biznesmenët. Për herë të parë nga Shkupi do të fluturohet për në Sllovaki, e cila do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për njohje me bukuritë e Bratislavës. Për ne maqedonasit kjo linjë ka dhe një rëndësi të veçantë kulturore, duke pasur parasysh faktin historik se vëllezërit Kiril dhe Metodij kanë ushtruar misionin e tyre arsimor pikërisht në Moravi. Kopenhaga do të jetë edhe një tjetër lidhje e Maqedonisë me vendet skandinave, si dhe një mundësi për Danezët të cilët janë të njohur si udhëtarë dhe të cilët e vizitojnë Ohrin, të vijnë në Maqedoni gjatë gjithë vitit. Berlini është destinacioni i nëntë radhazi në Gjermani, i cili është interesant si në aspektin turistik ashtu edhe në atë të biznesit. TAV Maqedonia do të vazhdojë të punojë në mënyrë të përkushtuar për futjen e shërbimeve dhe komoditeteve të reja për udhëtarët në ndërtesën terminale, nëpërmjet kompanive tona partnere BTA–e ngarkuar për ushqim dhe pije, ATU-e cila drejton zonat pa taksa doganore, TAV IT-e cila menaxhon me teknologjitë informuese dhe TAV MOS-e cila merret me shërbimet operative, deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.

Wizz Air në kuadër të rendit veror të fluturimeve në aeroportin e Shkupit i cili fillon prej sot, do të fluturojë në të tria destinacionet dy herë në javë, Shkup-Berlin të martë dhe të shtunë, Shkup-Bratislavë të hënë dhe të premte, dhe Shkup-Kopenhagë të mërkurë dhe djelë.

-Maqedonia vazhdon të përmbushë pritjet tona për rritje të numrit të udhëtarëve dhe ne përgjigjemi me më shumë destinacione dhe çmime më të ulëta. Maqedonia jo vetëm që mund të krenohet me një histori të pasur por edhe me një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, veçanërisht rreth Liqenit të Ohrit. Në Shkup, Çarshia e vjetër, Ura e gurit dhe fortesa Kale sjellin turistë nga Evropa, shumë prej tyre me fluturimet e Vizer-it, të cilët shumë shpejt bien në dashuri me këtë vend. Jemi shumë krenarë që mund të ndihmojmë në nxitjen e ekonomisë dhe shumëfishimin e mundësive të vendit”, deklaroi Dejvid Morgan, drejtor ekzekutiv i operacioneve të fluturimit të Vizer-it.

Me linjat e reja Vizer ka më shumë se një milion vende në dispozicion për vitin 2016, që paraqet rritje të kapacitetit për 22% krahasuar me vitin 2015. Kompania ajrore ofron linja me buxhet të ulët deri në 24 destinacione nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, duke i lidhur qytetarët maqedonas me 11 shtete. Në fillim të këtij viti shënoi tejkalimin e dy milion udhëtarëve  në Maqedoni, që nga fillimi i operacioneve të saj në vitin 2011.

Krahas hapjes të këtyre tre linjave të reja, Vizer njofton edhe për një linjë të re deri në Hamburg në Gjermani, e cila fillon më 20 qershor, që në fakt do të jetë zëvendësim për linjën aktuale për në aeroportin Lubek, si qytet i vogël në afërsi të Hamburgut. Për të gjitha fluturimet shitja gjendet në linkun e mëposhtëm: www.wizzair.com.

TAV Maqedonia e përfundoi vitin 2015 me një rritje prej 22% të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, duke arritur në 1.560.381 udhëtarë. Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i operacioneve të avionëve ishte 15.510, me një rritje prej 11% në nivel vjetor.

Trendi i rritjes së trafikut po vazhdon edhe këtë vit. Në dy muajt e parë të vitit 2016 nëpërmjet dy aeroportet maqedonase janë transportuar 219.378 udhëtarë, që është një rritje prej 28% krahasuar me të njejtën periudhë në vitin 2015. Në të njejtën kohë, numri i operacioneve (ngritje dhe ulje) në dy aeroportet është rritur për 15%.

Në filim të këtij viti, aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” fitoi çmimin ASQ për aeroportin më të mirë në Evropë për vitin 2015 për cilësinë e shërbimeve, në kategorinë e aeroporteve nën dy milion udhëtarë, e cila është hera e tretë që merr këtë njohje nga ana e organizatës prestigjioze e aviacianit ACI (Airports Council International), pas fitimit të të njejtit çmim në vitin 2012 dhe 2013.