„ALITALIA“ DHE „TAV MAQEDONIA“ E LIDHËN SHKUPIN ME FLUTURIM TË DREJTPËRDREJTË DERI NË QYTETIN E AMSHUESHËM TË ROMËS

„ALITALIA“ DHE „TAV MAQEDONIA“ E LIDHËN SHKUPIN ME FLUTURIM TË DREJTPËRDREJTË DERI NË QYTETIN E AMSHUESHËM TË ROMËS

Gjatë muajit maj Alitlia“ do të fillojë me punë me orar të lehtë prej 30 fluturimeve kthyese mujore midis Romës dhe Shkupit, kurse në qershor do të vendoset orar i plotë ditor i fluturimeve dhe aterrimeve 

Avio-transportuesi italian “Alitalia” dhe koncesioneri i aeroporteve “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe “Shën Apostulli Pal”, “TAV Maqedonia”, sot e promovuan rezultatin nga bashkëpunimi i përbashkët – fluturimin e drejtpërdrejtë nga Shkupi deri në qytetin e amshueshëm të Romës. Me prerjen solemne të tortës dhe koktejit në orët e pasdites pasagjerët u pritën në praninë e biznes-bashkësisë dhe të përfaqësuesve të korit diplomatik.

Me vendosjen e avio-linjës së rregullt midis Shkupit dhe Romës, “TAV Maqedonia” përmbush edhe një nga premtimet e veta për lidhshmërinë e Republikës së Maqedonisë me kryeqytetin e Italisë. Fluturimi nga aeroporti “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” deri në aeroportin “Fiumiçino” për më pak se një orë do t’i sjell pasagjerët e njëjtë të respektuar deri te njëri nga destinacionet më të adhuruara turistike në Evropë, por do të mundësoj edhe transferime të lehtë atyre që dëshirojnë ta vazhdojnë udhëtimin  në destinacionet tjera në Mesdhe, por edhe më tutje. Gjithashtu, gëzohemi që do të mundemi t’i presim edhe italianët dhe të tjerët të cilët do të udhëtojnë ta shikojnë Maqedoninë tonë të bukur – deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë”. 

Buletat për linjën e re të avionëve tanimë munden të blihen përmes internet-faqes të kompanisë (www.alitalia.com), nga agjencitë turistike ose nga ana tjetër, nga zyrat për shitjen e biletave të “Alitalisë”.

Fluturimi i drejtpërdrejtë Shkup-Romë do të funksionojë në bazën ditore me fluturaken “Embraer E-175”, kurse do të ketë dy klasë të shërbimeve: “Otima”, biznes-klasa që “Alitalia” e shfrytëzon në linjat ndërkombëtare dhe “Klasika”, përkatësisht klasa ekonomike e këtij avio-transportuesi. 

Marko Kvalirela, menaxher rajonal të “Alitalisë” deklaroi:

- Orari është bërë të dal përball jo vetëm biznes-komunikacionit midis Italisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve maqedonas të cilët jetojnë në Itali, por edhe që të mundësohet qasje të lehtë drejt rrjetit tonë interkontinental dhe ndërkombëtar përmes qendrës që e kemi në aeroportin “Fiumiçino” në Romë. “Alitalia” vendosi t’u ofrojë klientëve ofertë vërtetë speciale: periudhë promovuese në të cilën çmimi fillestar për një biletë deri në Romë do të kushtojë 99 euro. Kjo mundësi të vlejë me periudhë të kufizuar – deri më 10 maj – që do të ofrojë rastin që nuk duhet të lëshohet. Çmimet e ulëta për pjesën tjetër nga Italia fillojnë prej 149 euro, por gjithashtu, janë aplikuar edhe për destinacione evropiane, me shumën fillestare prej 199 euro – tha Kvalirela.

Gjatë muajit maj „Alitalia“ do të fillojë me punë me orar të lehtë prej 30 fluturimeve kthyese mujore verore midis Romës dhe Shkupit, kurse në qershor do të vendoset regjim komplet ditor i fluturimeve dhe aterrimeve. Kjo do të thotë se prej 1 qershorit fluturimi i “Alitalisë” do të niset prej Shkupit në ora 5.30 minuta të mëngjesit, kurse në Romë do të arrijë në ora 7,20 minuta (të hënën, të martën, të premten dhe të shtunën). Nga Roma, nga ana tjetër, fluturimet do të nisen në ora 21:45 minuta, kurse në Shkup do të jenë në ora 23: 35 minuta (të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën). Ata edhe do të fluturojnë në ora 14:35 minutë dhe në metropolin maqedonase do të aterojnë në ora 16:25 minuta (të martën, të mërkurën dhe të shtunën).

 Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Masimino Beleli, theksoi se kthimi i “Alitalisë” në Shkup është hap i rëndësishëm plotësues në rritjen e marrëdhënieve bilaterale midis Italisë dhe Maqedonisë të cilat janë intensive dhe në zhvillim permanent.

Duke iu falënderuar kryesimit të ardhshëm italian me Bashkimin Evropian do të hapen edhe mundësi të reja për zhvillimin e tyre. Lidhshmëria e Shkupit me Romën në këtë mënyrë paraqet simbolikën dhe kompletimin e korridorit 8 ajror drejt Italisë, një nga qendrat e mëdha evropiane të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Kjo mundësi e re midis tjerash do të pritet ngrohtë nga ana e operatorëve italian të cilët janë të interesuar për Maqedoninë edhe si destinacion turistik, por edhe nga ana e qytetarëve të shumtë maqedonas të cilët jetojnë dhe punojnë në Itali – tha Baleli.

 Me këtë linjë të re të drejtpërdrejtë deri në Romë, “Alitalia” ka për qëllim ta rris qarkullimin e komunikacionit turistik drejt kryeqytetit të Italisë, si dhe të përgjigjet në nevojat e kërkesës së shtuar për lidhje midis Maqedonisë dhe Italisë që ka të bëjë në bashkëpunimin e shtuar ekonomik dhe të këmbimit tregtar midis dy vendeve. Lancimi i linjës nga Shkupi në Romë në mënyrë plotësuese e përmirëson lidhshmërinë e “Alitalisë” me Ballkanin. Përfshirja e Shkupit si destinacion i ri në rrjetin e kompanisë vijoi pas promovimit të shërbimeve deri në Podgoricë (në Mal të Zi) dhe të rritjes të operacioneve deri në Tiranë (në Shqipëri). “Alitalia” e emëroi “VAS Tur” nga Shkupi si agjent i përgjithshëm për territorin e Maqedonisë. Duke filluar nga muaji maj ata do të ofrojnë shërbim të plotë: informata, rezervime, buleta dhe mbështetje të agjencive turistike në emër të “Alitalisë”.