„ТАВ MAQEDONIA” DHE “VIZ ER” NË STILIN FRANCEZ I PËRCOLLËN UDHËTARËT (PASAGJERËT) E PARË PREJ SHKUPI DERI NË PARIS

„ТАВ MAQEDONIA” DHE “VIZ ER” NË STILIN FRANCEZ I PËRCOLLËN UDHËTARËT (PASAGJERËT) E PARË PREJ SHKUPI DERI NË PARIS

Prej momentit kur u shpall vendosja e avio linjës deri sot janë bërë mbi 4. 000 rezervime, kurse kjo do të qarkullojë dy herë në javë, të hënën dhe të premten, në njërën nga fluturaket e reja “Erbas” A320 që i posedon kompania

 Duke i befasuar me nga një kroasan dhe lëng portokalli, “Viz er”, “TAB Maqedonia” dhe përfaqësuesit e ambasadës franceze dhe të institutit francez në Shkup sot i përcollën udhëtarët (pasagjerët) e parë në fluturimin e drejtpërdrejtë prej Shkupi për në Paris. Duke u nisur të premten prej orës 17 e 45 minuta kjo linjë do të qarkullojë edhe të hënën në kohën e njëjtë, që do të thotë se kryeqyteti maqedonas dhe francez prej tani do të jenë të lidhur dy herë në javë. Dëshmi për popullaritetin e destinimit janë edhe 4.000 rezervimet e bëra që nga momenti i shpalljes të vendosjes së avio linjës deri sot. Ky fluturim do të shërbehet me njërën nga fluturaket e reja “Erbas” A320 që i posedon kompania “Viz er”.

- „ТАВ Maqedonia“ vazhdon t’i përmbush pritjet e udhëtarëve të vet. Parisi, bashkë me tri linjat tjera nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” deri në Bruksel, Këlln dhe Frankfurt, të cilat gjithashtu, filluan të realizohen në muajin prill, u bë destinomi i 14 të “Viz er”. Një vizitë nëpër Paris dhe të vizitë së tij të vendeve më të njohur janë si një mësim për historinë, bukurinë, arkitekturën dhe kuptimin e jetës, pa marrë parasysh se athua derisa jeni duke pirë kafe dhe jeni duke ngrënë kroasan në ndonjë kafene në Trokadero, në maje të Kullës së Ajfelit, në Luvër, nën Portën triumfale, shëtitni në Shanzelize, argëtoheni në Diznilend apo befasoheni në bukurinë e oborrit të Versajit. Prej sot kjo do të bëhet realitet për të gjithë ata të cilët kanë ëndërruar ta shikojnë apo sërish ta vizitojnë qytetin e dritës – theksoi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i !TAB-Maqedonisë”.  

 Kjo linjë është pritur kohë të gjatë midis shfrytëzuesve të cilët tani munden të udhëtojnë nga Shkupi për në Paris me tarife vërtetë të ulëta. Çmimi fillestar i buletave për këtë linjë është 2.499 denar përkatësisht 39,99 euro dhe munden të rezervohen përmes internet faqes të kompanisë wizzair.com

 Ambasadorja e Francës në Republikën e Maqedonisë, z-ja Llorans Oer ishte midis udhëtarëve (pasagjerëve) të fluturimit të parë i cili fluturoi për në Paris. Ajo deklaroi: “Hapja e avio linjës të drejtpërdrejtë në relacionin Shkup-Paris paraqet mundësi të shkëlqyer për përparimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, midis ndërmarrjeve, turistëve dhe të zbulimit më të mirë të atraksionit të dy vendeve”.

 Nga „Viz er“ janë të inkurajuar nga pranimi i shkëlqyeshëm nga konsumatorët maqedonas të cilët vërtetë i shfrytëzojnë çmimet e ulëta të kompanisë. Sipas atyre, kjo ndodh në nivel jashtëzakonisht të lart.

- Mbi 700.000 udhëtar kanë bërë rezervime për fluturimet nga Shkupi. Kompania jonë është përkushtuar në sigurimin e rutave për shuma të cilat janë vërtetë të ulëta, kurse numri i linjave tanimë arriti 14. Sot shënojmë vendosjen e fluturimit të ri për Paris dhe me padurim presim që udhëtarët e shumtë në dy drejtimet  në këtë destinim atraktiv – deklaroi Tamara Meshvenieraxhe, menaxhere për komunikime korporative në Viz er”.