TAV MAQEDONI: I HAPIM AERPORTIN NDËRKOMBËTAR SHKUP DHE AERPORTIN SHËN APOSTULL PALI OHËR NGA NJË QERSHORI ME RREGULLA TË REJA TË UDHËTIMIT

TAV MAQEDONI: I HAPIM AERPORTIN NDËRKOMBËTAR SHKUP DHE AERPORTIN SHËN APOSTULL PALI OHËR NGA NJË QERSHORI ME RREGULLA TË REJA TË UDHËTIMIT

                           

                                       

Pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit të tyre, të veshin një maskë mbrojtëse në çdo kohë, të mbajnë një distancë fizike dhe të kenë një shkallë të lartë të higjenës personale.

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar më 23 qershor 2020, për të rihapur Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin e Shën Apostull Pali Ohër nga 1 korriku 2020, pas mbylljes së tyre më 19 dhe 16 mars të këtij viti, TAV Maqedoni informon publikun që të dy aeroportet do të hapen për fluturimet e pasagjerëve duke filluar nga e mërkura e ardhshme, 1 korrik, duke futur rregulla të reja të udhëtimit në mënyrë që të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e KOVID-19.  

- Në periudhën pas mbylljes së aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit me vendimet e Qeverisë, për të ndaluar përhapjen e KOVID-19 në vend, ne po përgatiteshim intensivisht për rihapjen e dy aeroporteve. Ne kemi ndjekur përvojat e aeroporteve të tjera në botë për të parë se çfarë ata janë duke bërë dhe për t'i përdorur praktikat më të mira për të siguruar shërbime aeroporti që ofrojnë higjienë të duhur dhe kujdes shëndetësor në mënyrë që pasagjerët, stafi dhe partnerët të ndjehen të sigurt. Ne ndjekëm rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), me qëllim për të marrë masat e duhura në kohën e duhur. Gjëja më e rëndësishme për pasagjerët është kjo - të mbërrijnë në aeroporte të paktën 3 orë para fluturimit të tyre, të vendosin një maskë mbrojtëse para se të hyjnë në ndërtesën e terminalit të aeroportit, të dezinfektojnë këpucët dhe duart në hyrje të ndërtesës dhe të mbajnë një distancë fizike, thotë Alper Ersoy, Menaxher i Përgjithshëm i TAV Maqedoni. 

Siç është shpjeguar nga TAV Maqedonia në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në Nisjet, hyrja e vetme e hapur për pasagjerët në ndërtesën e terminalit do të jetë hyrja "Nisjet C", ku para se të hyjnë secili pasagjer do të duhet të vendos një maskë mbrojtëse, ta tregojë biletën e linjës ajrore (të shtypur ose në celular) para agjentëve tanë të sigurisë dhe më pas të kalojë mbi shtresën e dezinfektimit të këpucëve, dhe më pas të dezinfektojë duart me dezinfektuesit pa kontakt për dezinfektimin e duarve, të vendosura në hyrje të ndërtesës. 
- Pas dezinfektimit të duhur të këpucëve dhe duarve, të gjithë pasagjerëve në hyrje të ndërtesave të terminaleve të dy aeroporteve do të testohen për temperaturën e trupit, përmes kamerave termike që ne si operator aeroporti kemi blerë, me qëllim që të parandalojmë hyrjen e virusit në ndërtesat e aeroportit gjatë largimit nga vendi. Pas skanimit me kamerën termike, nëse nuk kanë një temperaturë të ngritur të trupit, pasagjerët do të jenë në gjendje të procedojnë në sportelet e regjistrimit ose të vetë-regjistrimit. Ajo që është e rëndësishme për tërë publikun është që të dijë se vetëm ata që udhëtojnë mund të hyjnë në ndërtesën e aeroportit, dhe jo familjarët dhe miqtë e tyre që i përcjellin ose i presin për të mbërritur, shpjegon Ersoy. 

Sipas TAV Maqedoni, shenjat informuese në formën e afisheve, ngjitëseve dhe bilbordave janë të vendosura në të gjitha vendet e aeroporteve, me qëllim që të kujtojnë pasagjerët të mbajnë një distancë fizike, të mbajnë një shkallë të lartë të higjienës personale dhe të shmangin prekjen e sipërfaqeve.
  
- Nuk lejohet të ulen njëri pranë tjetrit në ulëset në ambientet e pritjes në aeroport, tek Nisjet, Arritjet dhe Daljet, por pasagjerët do të duhet të ulen në distancën e duhur fizike, dhe për këtë qëllim vendet janë shënuar posaçërisht, sqarojnë nga TAV Maqedoni. 

Për të bërë që pasagjerët të ndjehen të sigurt, TAV Maqedoni po intensifikon pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha zonave të aeroportit, ndërsa është rritur edhe ventilimi në ndërtesën e terminalit, me sistemin e kondicionimit të ajrit duke përdorur filtra me film nano-kimik F9. Për më tepër, dispanzerët me sanitizues të duarve janë instaluar në tërë ndërtesën e terminalit në aeroport.


                                    
 


- Që nga rasti i parë i KOVID-19 në vend, ne kemi filluar të pastrojmë dhe dezinfektojmë më shpesh, më intensivisht se zakonisht. Sidomos në aeroportin ku pasagjerët qëndrojnë më së shumti, ku ka kontakte më të shpesha. Për shembull, sportelet e regjistrimit, dorëzat e dyerve dhe shkallët lëvizëse, ekranet, mbajtëset, butonat e ashensorit, punktet e vetë-regjistrimit dhe palosjes së valixheve, karrocat e bagazheve dhe të gjitha sendet e tjera të identifikuara si sipërfaqe me prekje më të shpeshë dhe ato dezinfektohen 4 herë në ditë. Pas rihapjes së aeroportit, gjitha këto i futëm në rregullat tona të reja të brendshme, të cilat saktësisht përshkruajnë metodën e dezinfektimit dhe mjetet e duhura për atë qëllim, shpjegon Ersoy.

Duke pasur parasysh rregullat e reja të udhëtimit të imponuara nga pandemia globale e shkaktuar nga KOVID-19, disa nga procedurat e aeroportit do të jenë më të ngadalta, thotë menaxheri i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Për të shmangur krijimin e bllokimeve të panevojshme në sportelet e regjistrimit, TAV Maqedoni inkurajon udhëtarët të shfrytëzojnë sa më shumë opsionin në internet të regjistrimit të udhëtarëve dhe bagazheve për fluturime nga Aeroporti i Shkupit, të paktën 24 orë para kohës së nisjes. Është në dispozicion përmes faqes së internetit të aeroportit, ku secili udhëtar mund të hyjë në seksionin e regjistrimit në faqet e internetit të linjave ajrore përmes ikonave speciale. 
 
TAV Maqedoni theksojnë se sa i përket kontrollit të sigurisë, pasagjerët do të duhet të ndjekin udhëzimet e agjentëve të sigurisë në mënyrë të disciplinuar, dhe atje, si në të gjitha procedurat ku krijohen rreshte, do të jetë e nevojshme të ruhet distanca e përcaktuar fizike. Të gjitha sipërfaqet që vijnë në kontakt me pasagjerët në këtë pikë gjithashtu dezinfektohen shpesh, ndërsa shportat plastike në të cilat pasagjerët vendosin bagazhet do të dezinfektohen pas përdorimit.

Gjatë Daljes na ndërtesa së aeroportit, para hyrjes në korridor, urën e pasagjerëve dhe më pas në avion, pasagjerët do të duhet të dezinfektojnë duart, për të cilat TAV Maqedoni ka vendosur dispenzerë për dezinfektimin e duarve.
       
- Ne i nxisim pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së nisjes, sepse të paktën 1 orë para kohës së nisjes ata duhet të jenë në zonën e bordingut, pra në Portat(Gates). Duke respektuar masat sanitare të avancuara që kemi prezantuar, dhe duke ruajtur distancën fizike, kryesisht nga ne si staf aeroporti dhe më pas nga pasagjerët, do të mbrohemi bashkërisht nga koronavirusi. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne. Ne mezi presim që t'u shërbejmë përsëri pasagjerëve tanë, duke i bashkuar ata me familjet dhe miqtë e tyre dhe duke ju mundësuar që të zbulojnë destinacione të reja, tha Ersoy.


                                    
 

Sa i përket orarit të fluturimit, i cili varet jo vetëm nga Vendimi i Qeverisë për të rihapur aeroportin për fluturime të pasagjerëve, por edhe nga vendimet e linjave ajrore, si dhe të vendeve në të cilat destinacione fluturohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Pali Apostulli Ohër, përpara krizës me koronavirus, TAV Maqedoni udhëzon të gjithë pasagjerët që të ndjekin faqet e internetit të dy aeroporteve, ku do të njoftohen me oraret e fundit të fluturimit. 

-Ndërsa informacioni i fluturimit ndryshon shumë shpejt, dhe ne si një operator aeroporti e azhurnojmë atë pasi i marrim nga linjat ajrore, ju bëjmë thirrje të gjithë pasagjerëve që të ndjekin faqet tona të internetit http://skp.airports.com.mk/  dhe http://ohd.airports.com.mk/ ku ndryshimet në orarin e fluturimit azhurnohen në kohë reale, shpjegohet nga TAV Maqedoni. 
  
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit u mbyll për fluturimet e pasagjerëve nga 19 Mars 2020, ndërsa Shën Apostull Pali Ohër nga 16 Mars 2020, me Vendime të Qeverisë, me qëllim të parandalohet hyrja dhe përhapja e koronavirusit. Në 3,5 muajt e fundit, në aeroportin e kryeqytetit ka pasur vetëm fluturime humanitare, qeveritare, sanitare, mjekësore dhe ushtarake.

Si rezultat i operacioneve të frenuara, trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Shën Apostull Pali Ohër, të cilët në 10 vitet e fundit kanë zhvilluar dhe thyer vazhdimisht rekorde në numrin e pasagjerëve të transportuar, në pesë muajt e para të vitit 2020 pësuan një goditje të rëndë. TAV Maqedoni nga janari deri në maj të vitit 2020 regjistroi një ulje të 53% të numrit të pasagjerëve dhe një ulje nga 47% të numrit të fluturimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.