Testimi për COVID-19 në Aeroportin

Testimi për COVID-19 në Aeroportin

TESTIMI PËR COVID-19 NË AEROPORTIN 

Për të përmbushur kërkesat për teste të detyrueshme negative nga COVID-19 si një parakusht për udhëtim me aeroplan, të zbatuara nga vendet e BE-së / zona e Shengenit, TAV Maqedonia, gjeti një zgjidhje duke mundësuar testimin me teste të shpejta të antigjenit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe ato tani mund të bëhen pak para udhëtimit.
Më 24 janar 2021, para ndërtesës së terminalit të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, afër hyrjes “Nisjet C”, gjendet një objekt të montuar për testim, i vendosur nga një laborator i autorizuar, ku udhëtarët mund të kryejnë testet e kërkuara të shpejta të antigjenit dhe të marrin rezultate nga 20 deri në 30 minuta pas marrjes së mostrës.
Për më shumë detaje në lidhje me këtë shërbim në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Ju lutemi klikoni këtu.
Për informacione të detajuara në lidhje me testet, të cilat pranohen në vendet e BE-së/zonën e Shengenit, Ju lutemi kontaktoni kompaninë ajrore me të cilën udhëtoni dhe ambasadën e vendit ku udhëtoni.
Nëse vendosni të kryeni një test të shpejtë antigjeni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ne bëjmë thirrje që të mbërrini në aeroportin të paktën 4 orë para orës së nisjes.
Duke pasur parasysh që vendet e BE-së/zona e Shengenit vazhdimisht po i ndryshojnë kushtet e udhëtimit në lidhje me COVID-19 dhe çdo vend në mënyrë të pavarur bën ndryshime në kufizimet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne u bëjmë thirrje udhëtarëve para se të nisen në udhëtimin e tyre, në mënyrë të detyrueshme t’i kontrollojnë kërkesat e fundit me kompaninë ajrore me të cilën udhëtojnë dhe me Ambasadën e vendit ku po udhëtojnë.