DHL DHE UNDP NDIHMOJNË TË PËRMIRËSOHET GATISHMËRIA PËR BALLAFAQIM ME KATASTROFA NË AEROPORTET MAQEDONASE

DHL DHE UNDP NDIHMOJNË TË PËRMIRËSOHET GATISHMËRIA PËR BALLAFAQIM ME KATASTROFA NË AEROPORTET MAQEDONASE

Shkup/Bon, 20 prill 2015: Aeroporti i Shkupit „Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit“ do të fitojë njohuri dhe aftësi shtesë për ballafaqim me katastrofa duke iu falënderuar trajnimeve tre ditore të cilat filluan sot. Programi për trajnim i titulluar si “T’i përgatisim aeroportet për katastrofa” (GARD), zbatohet nga ana e programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe të kompanisë udhëheqëse transportuese-logjistike botërore, Dojçe Post De-Ha-El grupacioni, në bashkëpunim me TAV Maqedoninë, kompania e cila udhëheq me dy aeroportet në vend “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostoll Pavle” në Ohër. Qëllimi i programit GARD është që të përmirësohet kapaciteti i personelit të aeroportit për ballafaqim me nxitjet e shtuara logjistike të pranishme në situata pas krize të shkaktuara nga katastrofat. Me këtë trajnim do të përmirësohen kapacitetet dhe njohuritë lokale logjistike, e me qëllim që të shmanget formimi i grykave të ngushta në aeroportet, dhe të sigurohet pranimi efikas i sasive më të mëdha të ndihmës humanitare të cilat arrijnë në situata të këtilla.   

Nga viti 2005, koncepti GARD është zbatuar me sukses në pothuajse 30 aeroporte, duke i përfshirë edhe aeroportet në Turqi, Armeni, Liban, Indonezi, Filipine, Nepal, Bangladesh, Panama, El Salvador dhe Peru. Trajnuesit për GARD, ekspert logjistik të De-Ha-El të cilët i sigurojnë shërbimet pa pagesë, punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara.  

„Mendimet tona gjithmonë janë pozitive dhe natyrisht nuk dëshirojmë, e as që mendojmë se do të ndodhin fatkeqësi të mëdha. Por, skenarët e këtilla nuk përjashtohen, pa marrë parasysh se athua bëhet fjalë për katastrofa natyrore ose katastrofa të nxitura (shkaktuara) nga faktori njeri. Prandaj, trajnimi GARD i organizuar nga De-Ha-El dhe UNDP-ja, është me rëndësi të madhe për neve dhe ne e vlerësojmë (çmojmë) mbështetjen e tyre, si dhe bashkëpunimin e mirë, sepse qëllimi i fundit është gatishmëri më e mirë për aeroportin e Shkupit për ballafaqim me pasojat nga katastrofa, deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.

Gjatë programit, personeli i aeroporteve, bashkë me të punësuarit nga të gjitha institucionet relevante të cilët janë pjesë e sistemit nacional për udhëheqje me kriza, duke e përfshirë edhe Qendrën për udhëheqje me kriza, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencinë për aviacion civil, Ministrinë për transport dhe lidhje, Ministrinë e punëve të brendshme dhe Kryqi i Kuq, do ta vlerësojnë aftësinë e aeroporteve për ballafaqim me vëllimin e shtuar të ndihmës humanitare në rast të katastrofave të mëdha, dhe do të përpunojnë plan dedikues të hollësishëm aksionar. Pritet që ky plan të bëhet pjesë e planeve nacionale për udhëheqje me fatkeqësi dhe katastrofa.   

„Jemi të kënaqur që kemi mundësinë ta zbatojmë programin tonë GARD bashkë me autoritetet maqedonase”, thotë Kristof Erhart, nënkryetar ekzekutiv i komunikimeve korporative dhe përgjegjësisë të Dojçe Post De-Ha-El grupacioni. „Nga përvoja mësuam se situatat pas krize të shkaktuara nga katastrofat janë të lidhura me nevoja dhe kërkesa specifike, posaçërisht në pikëpamje të logjistikës. Iniciativa GARD mund të ndihmojë aeroportet që prej më parë të përgatiten për nevoja të këtilla logjistike, para se të ndodh katastrofa. Ajo është shtesë e rëndësishme plotësuese e aktiviteteve tona të rregullta për përmirësimin e gatishmërisë për ballafaqim me katastrofa”. 

„Ndërtimi i rezistencës të vendit ndaj katastrofave natyrore dhe të atyre të shkaktuara nga faktori njeri gjithmonë kanë qenë në fokusin e aktiviteteve për UNDP-në”, deklaroi koordinatori i përhershëm i OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së Lluiza Vinton. „Prej vitit 2007 e këtej, në partneritet me autoritetet qendrore dhe lokale në këtë fushë realizuam projekte me vlerë prej 1,6 milion dollar amerikan. Ky trajnim është edhe një hap para. Tërmetet dhe kataklizmat tjera natyrore nuk mund të shmangen, por përgatitja më e mirë dhe investimet orientuese munden të sigurojnë që ato të mos shndërrohen në katastrofa”.