AEROPORTI I OHRIT MORI ÇERTIFIKATË SHËNDETËSORE PËR AEROPORTE NGA KËSHILLI NDËRKOMBËTAR I AEROPORTEVE

AEROPORTI I OHRIT MORI ÇERTIFIKATË SHËNDETËSORE PËR AEROPORTE NGA KËSHILLI NDËRKOMBËTAR I AEROPORTEVE

TAV Maqedoni mori një certifikatë shëndetësore nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (Këshilli i aeroporteve ndërkombëtarë Botëror) për aeroportin Shën Apostulli Pal - Ohër, në kuadër të Programit të akreditimit shëndetësor të aeroporteve, i cili është një pikë e re referimi ndërkombëtar për masat  shëndetësore të zbatuara në aeroportet nëpër botë. Programi ACI u krijua për të siguruar publikun që udhëton se objektet e aeroportit mbeten të sigurta dhe se po merren masa paraprake për të zvogëluar rrezikun për shëndetin e tyre.

"Pas shqyrtimit të provave të paraqitura gjatë procesit të vlerësimit, aeroporti juaj ka treguar se ofron një përvojë të sigurt në aeroport për të gjithë pasagjerët, në përputhje me masat e rekomanduara shëndetësore të përcaktuara në udhëzimet e ACI për rifillimin dhe rikuperimin e biznesit të aviacionit dhe rekomandimet grupit punues për riparimin e aviacionit i Këshillit ICAO, së bashku me praktikat më të mira të industrisë", tha Luis Felipe de Oliveira, Drejtor i përgjithshëm i ACI World, në urimet zyrtare të akreditimit Drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Metin Batak.  

 

Sipas rregullave të Programit të akreditimit shëndetësor të aeroporteve të ACI, certifikata shëndetësore, përkatësisht akreditimi për Shën Apostulli Pal - Ohër është i vlefshëm për 12 muajt e ardhshëm, i ndjekur nga një proces i riçertifikimit.

 

"Ne jemi të nderuar të marrim certifikatën për akreditimin shëndetësor të aeroporteve nga ACI për aeroportin e Ohrit, pasi tashmë e kemi marrë atë për aeroportin e Shkupit në tetor të vitit 2020. Për aeroportin në Ohër, ne aplikuam në Programin e akreditimit shëndetësor të aeroporteve të ACI, në nëntor të vitit 2020, dhe i gjithë procesi i auditimit zgjati deri më tani, në prill 2021. Të gjitha proceset tona ishin subjekt i auditimit dhe inspektimit, duke përfshirë planin e përgatitjes për emergjencat e shëndetit publik në aeroport dhe Planin e dezinfektimit, si dhe Protokollin e TAV për funksionimin e aeroportit gjatë një pandemie, i cili zbatohet çdo ditë në Aeroportin e Ohrit gjatë pandemisë. Akreditimi shëndetësor i aeroporteve i ACI është një njohje globale që Shën Apostulli Pal - Ohër ofron udhëtim të sigurt për pasagjerët tanë," tha Menaxheri i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak.  

TAV Maqedoni përfundoi tre muajt e parë të vitit 2021 me një rënie prej 64% të trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet - Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostulli Pal Ohër, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve në të dy aeroportet së bashku është ulur me 44%. 

 

Në kuadër të orarit të fluturimeve verore për vitin 2021 (mars-tetor), janë paralajmëruar 44 destinacione me 11 linja ajrore nga Aeroporti i Shkupit, ndërsa nga Aeroporti i Ohrit, megjithëse aktualisht ka vetëm 2 linja ajrore, priten 13 destinacione të rregullta dhe 6 fluturime sezonale çarter nga fundi i qershorit.

Sidoqoftë, TAV Maqedoni u bën apel të gjithë pasagjerëve që ekziston mundësia për ndryshime në frekuencën e fluturimeve për në destinacionet e paralajmëruara, si dhe anulime të mundshme të fluturimeve në disa nga destinacionet, për shkak të pasigurisë ekstreme që ekziston në industrinë e aviacionit, e cila është rezultat e ndryshimeve të shpejta në politikat e vendeve të ndryshme për të hyrë në territorin e tyre, për shkak të KOVID-19.