TAV AEROPORTET: Kalojini radhët me trasenë e re për kalim të shpejtë në aeroportin ndërkombëtar Shkup

TAV AEROPORTET: Kalojini radhët me trasenë e re për kalim të shpejtë në aeroportin ndërkombëtar Shkup

TAV shërbime operative, dhënësi kryesor botëror i shërbimeve komerciale në aeroporte, i cili është pjesë e Aeroporteve TAV dhe Grupacionit ADP, dhe Viza, lideri bashkëkohor për pagesa digjitale vendosën një shërbim të ri, trasenë për kalim të shpejtë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.

Aeroporte TAV nëpërmjet TAV Shërbimeve operative dhe të mbështetur nga Viza, shpallin me kënaqësi se nga 18 marsi 2024 vunë në funksion një shërbim të ri, trasenë për kalim të shpejtë të udhëtarëve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, të cilët janë pronarë të kartelave Viza premium.  

Me vendosjen e këtij shërbimi të ri për kalim të shpejtë, që është krijuar që ta përmirësojë përvojën e udhëtarëve, duke filluar nga 18 marsi 2024, udhëtarët të cilët përdorin kartela Viza premium, mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim që ta përshpejtojnë udhëtimin e vet nëpër aeroport dhe t’i kalojnë radhët e pikave të kontrollit për kontroll të sigurisë dhe të pasaportës.

“Vendosja e këtij shërbimi për kalim të shpejtë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup është një përparësi plus për udhëtarët, sepse si operator i aeroporteve – TAV Aeroporte, besojmë se koha është valuta më e vyeshme për udhëtarët tanë. Me vendosjen e shërbimit tonë, traseja për kalim të shpejtë, kursejmë minuta dhe kohë dhe krijojmë një komoditet shtesë për udhëtarët tanë” – deklaroi Nexhat Kurt, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Dy dyer për kontrolle të shpejta janë në dispozicion në seksionin e Nisjeve në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, e para është para kontrollit të pasaportave, kurse e dyta menjëherë pas kontrollit të pasaportave, para pikës për kontroll të sigurisë.

Të gjithë ata që posedojnë Kartela Viza premium* me kalimin e kartelën në lexuesit e veçantë në derën që çon drejt trasesë për kalim të shpejtë, do të mund t’i anashkalojnë radhët e gjata.

“Jemi të lumtur që së bashku me TAV Shërbimet operative, mund të sigurojmë këtë volitshmëri për përdoruesit e Programit Viza premium, të cilët udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit ndërkombëtar Shkup. Qëllimi ynë është të prezantojmë një set unik të beneficioneve të cilat do t’u japim konsumatorëve të Kartelave Viza premium një liri, fleksibilitet dhe siguri shtesë” – deklaroi Ana Drashkoviq, nënkryetare e Viza për Evropën Juglindore

Ekipi për marrëdhënie me klientët në TAV Shërbimet operative dhe ekipi për marrëdhënie me klientët të Viza** do të jenë në dispozicion që t’i mbështesin udhëtarët të cilët dëshiroj në ta shfrytëzojnë këtë volitshmëri të Aeroportit ndërkombëtar Shkup dhe t’i mundësojnë vetes një proces ekskluziv, racional dhe pa pengesa në seksionin Nisje.
 

*Poseduesit e kartelave Viza marrin qasje pa pagesë në trasenë për kalim të shpejtë sipas këtyre kushteve:

 

  • Gold card – 1 qasje në vit
  • Platinum Card - 2 qasje në vit
  • Platinum Business cards – 2 qasje në vit
  • Signature Card – 4 qasje në vit
  • Signature Business cards – 4 qasje në vit
  • Infinite cards – qasje të pakufizuara.

**Kushtet vlejnë për poseduesit e kartelave Viza të lëshuara në këto vende: Maqedonia e Veriut, Republika e Serbisë, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria, duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Armeninë.

***Për udhëtarët dhe klientët: ekipi për mbështetje Viza 360:

- VISA Chat Bot: Viber или Telegram https://mssg.me/_concierge_

- Kontakt e-postë visa@call-center.link

- QR kod në faqen e Viza