TAV Aeroporte: Aeroporti i Shkupit është përsëri një nga aeroportet më të mira në Evropë

TAV Aeroporte: Aeroporti i Shkupit është përsëri një nga aeroportet më të mira në Evropë

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit për të 9-tën herë e fitoi çmimin ASQ nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI), në bazë të mendimeve të udhëtarëve

TAV Maqedonia, filiali i TAV Aeroporteve, informon se Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit do t’i jepet çmimi për cilësi në shërbimet e aeroporteve (Airport Service Quality - ASQ) për vitin 2023 nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI World).

Sot, më 11 mars 2024, ACI i shpalli aeroportet fituese nga të gjitha kontinentet dhe rajonet nga ACI, organizatë me renome me seli në Montreal, Kanada.

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit e fitoi çmimin Cilësi në shërbimet e aeroporteve (Airport Service Quality - ASQ) në kategorinë “Aeroporti më i mirë në Evropë për 2 deri në 5 milionë udhëtarë” për vitin 2023.

Me qëllim që ta festojë çmimin e 9-të ASQ, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit i priti udhëtarët me ëmbëlsira dhe u mundësoi para fluturimit të bëjnë instant-fotografi si kujtim, nëpërmjet foto-kabinës. Njëkohësisht, TAV Maqedonia e shfrytëzoi rastin që t’i dëgjojë përsëri mendimet e udhëtarëve për shërbimet e Aeroportit të Shkupit.  

Aeroportet TAV jemi jashtëzakonisht krenarë që mund të shpallim se Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit i është dhënë përsëri çmimi në kategorinë “Aeroporti më i mirë në Evropë për 2 deri në 5 milionë udhëtarë” për cilësinë e shërbimeve të aeroporteve në vitin 2023 nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI World). Kjo arritje prestigjioze është dëshmi se ne u ofrojmë pasagjerëve tanë shërbim të lartë. Jemi të nderuar të marrim këtë mirënjohje dhe do të mbetemi të përkushtuar që të mundësojmë një përvojë të këndshme udhëtimi për të gjithë ata që kalojnë nëpër dyert e aeroportit tonë. Gjithsesi, Çmimi për cilësi në shërbimet e aeroporteve që udhëtarët tanë e njohën për të 9-tën herë, është falë njerëzve që punojnë në aeroport, falë përkushtimit të tyre, kurse në ta përfshihen të punësuarit në TAV Maqedonia dhe të punësuarit në kompanitë tonë të gjithanshme – BTA (ushqim dhe pije), ATU (dyqane pa taksa), TAV Tehnoloxis (shërbime TI), TAV MOS (shërbime komerciale) dhe Euroklin (mirëmbajtje e higjienës). Në aeroportet tona dëgjohet mendimi i udhëtarëve tanë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Plotësimi i nevojave të tyre me mirëpritje dhe me dashamirësi dhe krijimi i përvojës superiore për udhëtim, ndërkohë që ata janë në aeroportet tona është një nga prioritetet tona më të mëdha”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonia, Nexhat Kurt.

Aeroporti i Shkupit është anëtar i panelit ASQ prej 10 aeroportesh, në kategorinë e aeroporteve me madhësi nga 2 deri në 5 milionë udhëtarë në vit, të cilët vijnë në Evropë. Përveç Aeroportit ndërkombëtar Shkup, aeroportet e tjera që e përbëjnë këtë panel janë aeroportet spanjolle Madeira dhe Menorka, aeroporti Santiago në Kili, aeroportet norvegjeze Sola dhe Vaernes, aeroporti gjeorgjian Tbilisi, aeroporti estonez Talin, aeroporti italian Torino dhe aeroporti Zagreb në Kroaci.

Urime për të gjithë ekipin e Aeroportit të Shkupit për suksesin dhe çmimin e tyre të marrë për Cilësi në shërbimet e aeroporteve (ASQ). Përkushtimi juaj në përvojën superiore të klientëve është shembull për aeroportet në mbarë botën! Vazhdoni me vendosjen e kritereve të larta”, deklaroi, drejtori i përgjithshëm i ACI World, Luis Felipe de Oliveira.

Gjatë vitit 2023 janë bërë 595.000 anketa dhe u janë dhënë 170 çmime AS 90 aeroporteve në mbarë botën. Kategoritë për nisjet përfshijë Aeroporti më i mirë sipas madhësisë (numri i udhëtarëve në vit), dhe rajonit, si dhe Personeli më i përkushtuar, Udhëtimi më i lehtë në aeroport, Aeroporti më i këndshëm  dhe Aeroporti më i pastë në Evropë.

Në krahasim me programet e tjera në industrinë e aviacionit, Programi për cilësi në shërbimet e aeroporteve (ASQ program) është programi botëror kryesor për matjen dhe krahasimin e përvojës së klientëve të aeroportit dhe bazohet në hulumtimin e drejtpërdrejtë, nëpërmjet anketave të mbledhura në aeroport – drejtpërdrejt nga udhëtarët – të cilët e vlerësuan kënaqësinë e tyre në ditën e udhëtimit. 

Sipas kuotës së Programit ASQ, vitin e kaluar 1460 udhëtarë gjithsej janë anketuar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku agjentët në terren të cilët i bëjnë anketat për ASQ kanë intervistuar minimum 350 udhëtarë për çdo tremujor.

Në nivel global, në vitin 2023, më shumë se gjysma e udhëtarëve në botë kanë kaluar nëpër ASQ aeroportet, që e thekson kredibilitetin dhe ndikimin e këtij programi në formësimin e standardeve për shërbime superiore në aeroporte.

TAV Maqedonia, filiali i TAV aeroporteve, e përfundoi janarin e vitit 2024 me 243.244 udhëtarë në të dyja aeroportet maqedonase, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën. Apostull Pavli në Ohër, që përbën një rritje prej  47 % në raport me janarin e vitit 2023. Njëkohësisht, numri i fluturimeve në të dyja aeroportet në dy muajt e parë ka arritur 1.931,  që përbën një zmadhim vjetor prej 38 %.