TAV AIRPORTS NJOFTON: NGA TETORI AEGEAN-i GREK DO PARAQET LINJEN E RE AJRORE SHKUP - SARAJEVË

TAV AIRPORTS NJOFTON: NGA TETORI AEGEAN-i GREK DO PARAQET LINJEN E RE AJRORE SHKUP - SARAJEVË

TAV Airports ka kënaqësinë të njoftojë për prezantimin e ardhshëm të linjës së re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, në të cilën AEGEAN do të fluturojë nga fillimi i tetorit.

 

 

AEGEAN, linja ajrore kombëtare greke dhe anëtare e STAR ALLIANCE, do të prezantojë një linjë të re ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar ShkupAeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës, nga 2 tetori i këtij viti, njoftoi TAV Airports

AEGEAN do të nisë fluturimet ndërmjet dy kryeqyteteve nga data 2 tetor 2023, me një avion ATR72-600, me tre fluturime në javë, ose çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. 

 

„Ne jemi të emocionuar të njoftojmë dhe përgëzojmë AEGEAN për vendimin e tyre për të nisur një fluturim nga Shkupi në Sarajevë, që nga tetori i këtij viti, dhe për të ofruar lidhje të shkëlqyer rajonale, nga Athina në jug, përmes Shkupit, në Sarajevë në veri të Ballkanit. Kjo linjë ajrore në të njëjtën kohë shënon një moment historik të rëndësishëm në angazhimin tonë si operator aeroporti për të përmirësuar opsionet e udhëtimit ajror për pasagjerët tanë të çmuar“tha Nexhat Kurt, Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Deri në fund të orarit veror të fluturimeve për vitin 2023, ose deri në fund të tetorit, ora e nisjes nga aeroporti i Shkupit do të jetë në orën 19:00, me mbërritje në aeroportin e Sarajevës në 20:10, ndërsa ora e nisjes nga aeroporti i Sarajevës do të jetë në orën 20:50, me mbërritje në aeroportin e Shkupit në orën 21:50. Gjatë sezonit dimëror 2023/2024, oraret e mbërritjes/nisjes do të jenë të ngjashme.

 

Rezervimi i biletave ajrore është dispozicion në faqen e internetit të AEGEAN https://en.aegeanair.com/ si dhe përmes agjencive turistike.

 

Kemi kënaqësinë të njoftojmë prezantimin e linjës sonë të re ajrore nga Shkupi në Sarajevë, e cila do të fillojë të funksionojë në tetor 2023, dhe përmirësimin e operacioneve tona ndërmjet Athinës dhe Shkupit përmes rritjes së kapaciteteve dhe frekuencave, pasi kjo pasqyron angazhimin tonë për të zgjeruar praninë tonë në Ballkanin dhe të forcojmë gjurmën tonë duke ofruar lidhje të shtuar me shërbime të cilësisë së lartë AEGEAN. Kjo linjë ajrore shënon gjithashtu kthimin tonë në Bosnje pas sfidave të imponuara nga pandemia e Kovid-19 dhe ne jemi të kënaqur të rilidhemi me pasagjerët tanë të çmuar në këtë rajon. Nga tetori, pasagjerët nga Shkupi do të kenë mundësi më të mëdha për t'u lidhur nëpërmjet Athinës me rrjetin AEGEAN me një fluturim pothuajse ditor që do të zgjerojë shtrirjen tonë në destinacionet në Greqi, Evropë dhe Lindjen e Mesme. Kjo risi ofron mundësi për pasagjerët të eksplorojnë dhe të përjetojnë destinacione të ndryshme me komoditetin dhe besueshmërinë e standardeve të larta për të cilat njihet linja ajrore AEGEAN." tha Roland Jagi, zyrtari kryesor komercial i AEGEAN.

 

“Jemi të lumtur që pas trembëdhjetë vitesh, Sarajeva do të lidhet sërish me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut – Shkupin. Ne jemi veçanërisht të kënaqur me faktin se prezantimi i kësaj linje ajrore është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët dhe shumë të suksesshëm midis dy aeroporteve, Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës, dhe AEGEAN, linjës ajrore greke, e cila e njohu rëndësinë dhe potencialin e krijimi i kësaj linje ajrore si një formë e shkëlqyer për përmirësimin e komunikimit dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe turizmit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ne besojmë në efektivitetin dhe efikasitetin e shkëlqyer të kësaj kompanie ajrore dhe mezi presim fluturimin e parë të AEGEAN në linjën Shkup - Sarajevë!”, tha Allan Bajiq, Drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Sarajevës.

 

Siç thonë nga TAV Airports, shtimi i kësaj linje të re ajrore në rrjetin e itinerareve dhe në portofolin e Aeroportit Ndërkombëtar Shkup do të jetë një tjetër kontribut në trendin tashmë të fuqishëm pozitiv të rimëkëmbjes në drejtim të trafikut ajror, veçanërisht për gjysmën e parë të vitit 2023.

 

Për periudhën janar - qershor 2023, dy aeroportet maqedonase, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër kanë shërbyer gjithsej 1.3 milionë pasagjerë, që është një rritje vjetore prej 41% krahasuar me vitin 2022, ndërsa krahasuar me vitin 2019, viti referues për trafikun e pasagjerëve para krizës së Kovid-it, rritja është 15% më shumë pasagjerë në gjysmën e parë të këtij viti. Sa i përket numrit të fluturimeve për të njëjtën periudhë, në të dy aeroportet janë kryer gjithsej 10.299 fluturime, që paraqet një rritje vjetore prej 23%.