TAV NJOFTON: CROATIA AIRLINES DO TË PARAQET LINJË AJRORE SEZONALE SHKUP - SPLIT NGA 12 MAJ 2023

TAV NJOFTON: CROATIA AIRLINES DO TË PARAQET LINJË AJRORE SEZONALE SHKUP - SPLIT NGA 12 MAJ 2023

Biletat e linjës ajrore tashmë janë në shitje dhe mund të rezervohen në faqen e internetit të linjës ajrore, e cila do të ofrojë një zbritje prej 15% nga data 15 deri më 21 mars.

Transportuesi kombëtar kroat, Croatia Airlines, do të prezantojë një linjë të re sezonale ajrore në linjën Shkup - Split, nga 12 maji i këtij viti, njoftoi TAV Maqedoni, pasi linja ajrore ka planifikuar fluturime ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe aeroportit në Split.  
Авиокомпанијата ќе лета меѓу главниот град на Северна Македонија и туристичкиот центар на Далмација во текот на летната сезона, од 12-ти мај до 14-ти октомври 2023 година. 
Gjatë kësaj periudhe, Croatia Airlines do të operojë me një avion Dash 8-Q400, me kapacitet prej 76 ulëse, dy herë në javë, çdo të martë dhe të premte. Orari i mbërritjes në Shkup do të jetë ora 23:25 të martën / 23:00 të premten, ndërsa ora e nisjes do të jetë ora 5:45 të mërkurën dhe të shtunën. Kohëzgjatja e fluturimit mes Shkupit dhe Splitit është rreth 1 orë e 25 minuta.

Për të shënuar nisjen e linjës së re sezonale Shkup - Split, Croatia Airlines do t'u ofrojë pasagjerëve një zbritje prej 15% për blerjen e biletave ajrore midis 15 dhe 21 mars, si për biletat në një drejtim ashtu edhe për biletat e kthimit. 
Zbritja promocionale do të jetë e disponueshme në të gjitha pikat e Croatia Airlines, duke përfshirë blerjet në internet përmes faqes së internetit të Croatia Airlines (www.croatiaairlines.com) dhe përmes aplikacionit celular duke futur kodin promocional SKOPJE15, si dhe në sportelin e Croatia Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.  

Zbritja vlen për çmimin bazë, ndërsa taksat e aeroportit dhe tarifat e tjera mbeten të njëjta dhe paguhen plotësisht. 
Spliti do të jetë destinacioni i dytë në Kroaci me të cilin do të lidhet Aeroporti Ndërkombëtar Shkup. Linja ajrore kombëtare kroate fluturon çdo ditë në linjën Shkup - Zagreb.