TAV PARALAJMËRON: EUROWING DO TË FILLOJË ME FLUTURIME PREJ SHKUPIT DERI NË MYNIH NGA MUAJI TETOR

TAV PARALAJMËRON: EUROWING DO TË FILLOJË ME FLUTURIME PREJ SHKUPIT DERI NË MYNIH NGA MUAJI TETOR

Shitja e avio-biletave tashmë ka filluar dhe është e hapur në ueb-faqen e kompanisë ajrore 

TAV Maqedoni paralajmëron se kompania ajrore gjermane e buxhetit të ulët Eurowings, pjesë e grupacionit Lufthansa, do të fillojë me fluturime në relacionin Shkup – Mynih nga data 31 Tetor 2017, duke lidhur pasagjerët prej aeroportit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup deri në aeroportin “Franc Jozef Shtraus” në Munih – aeroporti kryesor në këtë qytet gjerman.  

Avio-kompana do të operojë në këtë linjë dy herë në javë, të martën dhe të premten me avionin e tipit Airbus A320-200, me një kapacitet prej 174 ulësesh.

Siç informojnë nga Eurowings, shitja e biletave për destinacionin Shkup - Mynih ka filluar më 15 mars dhe është e hapur në internet, në ueb-faqen e kompanisë ajrore: www.eurowings.com

Për kënaqësinë tonë të madhe, sot publikojmë hapjen edhe e një rute të re nga aeroporti ,,Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" në Shkup, por njëkohësisht edhe hyrjen e një tjetër kompanie ajrore të buxhetit të ulët në tregun e Maqedonisë. Eurowings do të fillojë me fluturime që do të operojnë në linjën Shkup - Munih nga data 31 tetor e këtij viti, duke u ofruar udhëtarëve një lidhje të drejtpërdrejtë me aeroportin kryesor në Munih. Qytetarët e Maqedonisë dhe të gjithë udhëtarët tanë nga rajoni do të fitojnë një lidhje shtesë me këtë qytet gjerman, si dhe mundësi të reja për lidhje evropiane dhe ndërkontinentale, falë marrëveshjes kodsher midis kompanisë Lufthansa dhe kompanisë-simotër Eurowings. Kjo linjë është një dëshmi e drejtpërdrejtë për përfundimin e suksesshëm të negociatave që kemi pasur me kompaninë ajrore në periudhën e kaluar dhe ne shpresojmë se kjo është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të suksesshëm dhe investimeve të kompanisë Eurowings në Maqedoni, tha Alper Tunga ErsoyMenaxheri i Përgjithshëm i kompanisë TAV Maqedoni.

Muajin e kaluar, operatori i aeroportit pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë Eurowings, paralajmëroi mundësinë për aplikimin e linjave të reja ajrore nga Shkupi deri në Gjermani, duke shpjeguar se është në procesin e negociatave me kompaninë ajrore dhe duke theksuar se TAV Maqedoni vazhdimisht ndërmerr aktivitete të ngjashme të marketingut dhe ka takime dhe negociata me kompani ajrore dhe operatorë turistikë. Një rezultat i drejtpërdrejtë i aktiviteteve të këtilla dhe të ngjashme janë fluturimet e reja të cilat do të fillojnë këtë sezon veror nga Ohri deri në qytetet polake Varshavë dhe Katovicë, si dhe hyrja e operatorit më të madh evropian turistik Thomas Cook në tregun e Maqedonisë, që ndodhi në vitin e kaluar 2016, falë kompanisë TAV, kur filluan fluturimet në relacionin Bruksel-Ohër.

- Me kënaqësi të madhe paralajmërojmë destinacionin tonë të parë në Maqedoni – Shkupin dhe linjën e re deri në Munih. Kjo linjë e re nga Shkupi deri në Munih do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe çdo të premte, duke filluar nga 31 tetor i këtij viti. Shkupi do të bëhet një nga 150 destinacionet tona, dhe presim në të ardhmen që të investojmë më shumë në Maqedoni dhe në rajon, tha Ivan Oreç, Drejtori për zhvillimin e rrjetit të linjave të kompanisë Eurowings.

Eurowings me seli në Këln është pjesë e grupacionit Lufthansa dhe konsiderohet si një kompani ajrore me buxhet të ulët. Fluturon në mbi 150 destinacione në mbi 40 vende në Evropë, kurse është e njohur për rrjetin e mirë të rutave deri në lokacionet atraktive turistike për pushim. Aeroplanët e tyre qarkullojnë edhe në disa vende të rajonit, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Turqia. 

TAV Maqedonia i ka përfunduar dy muajt e parë të vitit 2017 me rritjen e numrit të pasagjerëve prej 9%, duke arritur numrin e 238.180 udhëtarëve në dy aeroportet e Maqedonisë – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër. Vitin e kaluar 2016 e ka përfunduar me 1.8 milion udhëtarë në të dyja aeroportet, kështu që rritja në nivelin vjetor është 15%, ndërsa njëkohësisht numri i fluturimeve ishte 16.883, me rritje prej 8,9%.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 180 minuta (3 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 60 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Që nga fillimi i pandemisë Kovid-19, për shkak të kërkesave për dokumente të ndryshme udhëtimi të vendosura nga vende të ndryshme, TAV Maqedoni ka apeluar që pasagjerët të arrijnë në aeroport 3 orë para nisjes.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.