„TAV MAQEDONIA” DHE SVIS” PROMOVUAN FLUTURIMIN E DREJTPËRDREJTË NGA SHKUPI NË GJENEVË

„TAV MAQEDONIA” DHE SVIS” PROMOVUAN FLUTURIMIN E DREJTPËRDREJTË NGA SHKUPI NË GJENEVË

Duke filluar prej 4 prillit, nga aeroporti i Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, që është nën menaxhimin e “TAV Maqedonisë”, do të fluturohet edhe nga Gjeneva, dy herë në javë, të martën dhe të shtunën 

Fluturimi kthyes nga Shkupi për Gjenevë është avio linja e drejtpërdrejtë duke filluar prej 4 prillit, do të jetë pjesë e orarit të aeroportit të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, si rezultat i bashkëpunimit midis “TAV Maqedonisë” dhe avio kompanisë “Svis” (SWISS). 

Në pajtim me orarin veror të ri të fluturimeve, “Svis” do të fluturojë në relacionin e ri në qytetin Zviceran, dy herë në javë, të martën dhe të shtunën, me çfarë Gjeneva do të jetë destinomi (drejtimi) i tretë në këtë vend evropian me të cilën aeroporti i Shkupit ka lidhshmëri të drejtpërdrejtë, përveç Cirit dhe Bazelit.  

- Lidhshmëri e sërishme ajrore e Shkupit me Gjenevën, si qytet i njohur me liqenin e vet dhe të natyrës të shkëlqyeshme, por gjithashtu edhe si seli e rëndësishme në shumë institucione ndërkombëtare nga fusha e ekonomisë, financave dhe diplomacisë, na bën të lumtur, sepse njëkohësisht arrijmë të hapim linjë të re dhe të tërheqim avio kompani të re, “Svis”. Fluturimi i ri deri në Gjenevë është me interes për pasagjerët nga kategori të ndryshme, e para së gjithash të mërgimtarëve maqedonas në Zvicër, si dhe turistët dhe biznes-bashkësitë nga dy shtetet – deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i “TAV Maqedonisë” 

Aviacioni i parë i “Svis-it” nga Shkupi do të fluturojë për në Gjenevë nesër mbrëmë në orën 20 e 35 minuta. Gjatë fluturimit avio kompania zvicerane do të operojë nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” për në Gjenevë dhe të martën pasdite, kur fluturimet nga aeroporti i Shkupit janë caktuar për ora 15 e 5 minuta.  

- Rregullisht e zgjerojmë rrjetin tonë nga Gjeneva. Evropa Qendrore dhe Lindore janë fokusimet tona të ekspansionimit, sepse jemi të bindur që ky rajon si treg ofron potencial të madh për zhvillim. Shikojmë potencial të madh në sektorin – turizëm dhe rekreacion, duke marrë parasysh bukuritë natyrore të cilat i ofron Maqedonia, siç janë Liqeni i Ohrit dhe qyteti i Shkupit me kulturën e vet dhe ofertën historike, - theksoi Bernard Vodll, drejtor i “Svis-it” për Austrinë dhe për Evropën qendrore dhe lindore. 

Ai shtoi se në “Svis” janë krenar që ofrojnë dy fluturime në javë Gjenevë-Shkup-Gjenevë, me të cilët shpresojnë se do të munden të shërbejnë grupe të ndryshme të pasagjerëve, siç janë zviceranët me prejardhje maqedonase, bashkësi e vogël  prej rreth 300 zviceran që momentalisht jetojnë në Maqedoni që t’i vizitojnë miqtë e tyre ose për shkak të biznesit dhe kuptohet turitët-zviceran të cilët udhëtojnë në Maqedoni. 

Nga “TAV Maqedonia” informojnë se edhe më tutje do të vazhdojnë me përpjekjet për tërheqjen e avio kompanive të reja, rritjen e numrit të destinacioneve (drejtimeve), si dhe mbar komunikacioni në dy aeroportet atë të Shkupit “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” dhe ai i Ohrit “Shën Apostuli Pavle”. Kompania shërbeu pothuajse 1,3 milion pasagjer në vitin 2014, që është rritje vjetore prej 20% në krahasim me vitin e mëparshëm. 

 

Për TAV aeroportet

TAV aeroportet, nga njëri nga aeroportet të operatorëve udhëheqës në botë, udhëheq me aeroportet “Ataturk” në Stamboll, “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir, Millas në Bodrum, si dhe me aeroportin “Gazipasha” në Allanjë. Përveç me aeroportet në Turqi, TAV aeroportet udhëheq edhe me aeroportet në Tbilisi dhe Batumi në Gjeorgji, “Monastir” dhe “Enfida-Hamamet” në Tunis, aeroportet në Shkup dhe në Ohër në Maqedoni, aeroportin në “Medinë” në Arabinë Saudite, si edhe aeroportin në Zagreb të Kroacisë. TAV aeroportet janë aktiv edhe në sektorët tjerë nga punët e aeroportit, si shitoret pa doganë, shërbimet për ushqim dhe pije, pranimin dhe pajisjen, teknologji informative, sigurim dhe shërbime operative të aeroportit. Në këtë kuptim, kompania TAV aeroportet udhëheq edhe me fusha komerciale të aeroportit në Rigë, Latvi. Bashkë me kompanitë simotra, në vitin 2014, TAV-i shërbeu 743.000 fluturime dhe 95 milion pasagjer. 

Për “Svis-in”

SWISS International Air Lines (SWISS) është avio kompania e Zvicrës. Përveç të aeroportit të vet primar në Ciri, Gjenevë është aeroport kyç për “Svis-in”, i cili si avio transportues është i dyti sipas ndikimit në treg të aeroportit të Gjenevës. Nga janari deri në shtator të vitit 2014, “Svis”, ka transportuar 1,74 milion pasagjer në Gjenevë dhe anasjelltas, si dhe gjithsej mbi 15 milion pasagjer në kuadër të rrjetit të vet në suaza botërore, me flotë prej gjithsej 90 avion. Me orarin veror të fluturimeve, “Svis” ofron 39 destinime (drejtime) me të cilat mundet të arrihet në Gjenevë, me tendencë të ekspansionit. Operacionet në aeroportin e Shkupit dhe nga ai do të zhvillohen dy herë në javë. Besnike e rrënjëve të veta zvicerane, kompania është përkushtuar në sigurimin e kualitetit më të lartë të prodhimeve dhe shërbimeve të veta. Si pjesë e grupacionit Lufthanza dhe anëtare e Star Alliance, „Svis“ qëndron besnike vizionit të vet për sigurimin e shërbimeve cilësore të avionëve të cilët e lidhin Zvicrën me Evropën dhe me pjesën tjetër të botës.

 

Për më shumë informata: 

Maja Bajallska-Georgievska, „TAV Makedonia“

e-mail: maja.bajalskageorgievska@tav.aero