INVESTIM I TAV MAQEDONI-së: NË MARS 2022, TAV DO TA RINOVOJË PISTËN E AEROPORTIT TË SHKUPIT

INVESTIM I TAV MAQEDONI-së: NË MARS 2022, TAV DO TA RINOVOJË PISTËN E AEROPORTIT TË SHKUPIT

Dëshirojmë ta informojmë publikun përfshirë të gjithë pasagjerët, që udhëtojnë dhe planifikojnë të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, se si pjesë e planit investues për zgjerimin dhe renovimin e aeroporteve të Maqedonisë, vitin e ardhshëm, duke filluar nga 28 mars 2022 deri më 16 maj 2022, për një periudhë prej 50 ditësh, TAV Maqedoni planifikon ta rehabilitojë pistën në Aeroportin e Shkupit. Për këtë, komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në këtë periudhë kohore do të zhvillohet nga ora 17:30 pasdite deri në ora 9:00 të mëngjesit.

 

Punët ndërtimore, të planifikuara në konsultim me të gjitha palët për rehabilitimin e pistës, do të përfundojnë pa e mbyllur aeroportin, dhe me ndikim minimal në trafikun ajror. Informacione të mëtejshme do të jepen në kohë.