TAV përfundon riparimin e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga nesër në orën 17 do të normalizohen fluturimet

TAV përfundon riparimin e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga nesër në orën 17 do të normalizohen fluturimet

TAV Maqedoni, për nesër, e shtunë, më 28 maj, njofton se do të përfundojë riparimi i pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe nga ora 17:00 do të fillojnë të kryhen fluturimet gjatë gjithë ditës.

Punët ndërtimore për riparimin e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë filluar më 28 mars dhe prej atëherë ka ndryshuar orari i fluturimeve, gjegjësisht fluturimet kryheshin çdo ditë nga ora 17:00 deri në ora 9:00, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 17:00 është punuar në pistën.

“Ky projekt i madh investues përfundon pas 62 ditësh punë ndërtimore për rinovimin e asfaltit në pistën e aeroportit të Shkupit. Ne në TAV jemi të kënaqur dhe të bindur se përfundimi me sukses i një projekti të këtij lloji për herë të parë që nga rindërtimi i pistës në vitin 1996 do të sigurojë një cilësi më të lartë të shërbimeve të aeroportit. “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë palët e interesuara pasi vërtet vlerësojmë bashkëpunimin, mbështetjen dhe kontributin e tyre”, tha Metin Batak, Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

 

Pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është 2,950 metra e gjatë dhe 45 metra e gjerë, dhe ky projekt i riparimit të pistës është i pari që nga rindërtimi i pistës në Aeroportin e Shkupit në vitin 1996, kur u mbyll plotësisht për qarkullim për një periudhë prej 2.5 muajsh, ndërsa komunikacioni ajror është transferuar në aeroportin e Ohrit.

TAV Maqedoni këshillon udhëtarët që rregullisht t’i përcjellin  dhe kontrollojnë faqet e internetit të linjave ajrore, për të parë ndryshimet më të fundit/të mundshme për fluturimet nga/për Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në kategorinë "Fluturime" (Nisjet Arritjet) informacionet për ndryshimet e mundshme në orarin e fluturimeve përditësohen rregullisht dhe në kohë reale, siç i merr TAV Maqedoni nga aviotransportuesit.