TAV Aeroporte: 3,15 milionë pasagjerë në vitin 2023 në aeroportet Shkup dhe Ohër

TAV Aeroporte: 3,15 milionë pasagjerë në vitin 2023 në aeroportet Shkup dhe Ohër

Dy aeroportet maqedonase, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër, të menaxhuar nga TAV Maqedonia, filial i TAV Aerporte, ka shënuar një rritje prej 33% të trafikut të pasagjerëve në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rritja është 18%. 

Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostulli Pal në Ohër, dy aeroportet e Maqedonisë, e mbyllën vitin 2023 me një rikuperim të ndjeshëm të trafikut ajror të pasagjerëve, i cili arriti afërsisht 3,15 milionë pasagjerë ose gjithsej 3.149.274 pasagjerë dhe u shërbyen 23.949 fluturime.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 3.149.274 që u arrit në vitin 2023 është një moment historik i rëndësishëm për dy aeroportet maqedonase, dhe kjo nënkupton dy arritje të njëkohshme - duke tejkaluar numrin rekord të pasagjerëve nga viti 2019 prej gati 2,7 milionë pasagjerë dhe duke u shërbyer për herë të parë 3 e më shumë se 3 milionë pasagjerë në të dy aeroportet.

“TAV si operator i aeroportit është i kënaqur me rezultatet e tilla në trafikun ajror për aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Me mbi 3 milionë pasagjerë të shërbyer, ne dëshmuam edhe një herë se me qëndrueshmëri dhe përkushtim serioz për të ofruar shërbime aeroportuale cilësore, suksesi është i pashmangshëm. Pas një rënie të mprehtë të transportit ajror dhe trafikut të aviacionit, ne jemi të lumtur të dëshmojmë një rikuperim të plotë dhe të arrijmë piketa të reja në vitin e kaluar 2023. Meqenëse qëllimi ynë si operator aeroporti përfshin mirëseardhjen e pasagjerëve dhe menaxhimin e aeroporteve në mënyrë të përgjegjshme, jemi të bindur se me ekspertizën e mikpritjes, qasjen inovative dhe integrimin në komunitetet lokale të njerëzve që punojnë në aeroporte, aeroportet maqedonase do të vazhdojnë të njihen për përvojën e personalizuar të pasagjerëve, metodat e qëndrueshme të punës dhe si qendra të transportit ajror. Rritja prej 33% e trafikut të pasagjerëve është një arritje e madhe dhe këto rezultate të larta të rritjes janë reflektim i punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit Aeroportit të Shkupit dhe Aeroportit të Ohrit, për të cilin jam mirënjohës. Pa këto njerëz, aeroportet maqedonase nuk do të ishin ato që janë, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në sinergji sepse kemi një vit shumë dinamik përpara nesh”. tha Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.  

Operatori i aeroportit është i kënaqur sepse aeroportet maqedonase i kanë tejkaluar parashikimet për trafikun ajror evropian të pasagjerëve të Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve (ACI) për vitin 2023 për gati 23% në krahasim me vitin 2019 dhe janë të sigurt se trendi pozitiv do të vazhdojë dhe sigurisht do të tejkalojë parashikimin +1.4% edhe për vitin 2024. veçanërisht duke pasur parasysh kërkesën e madhe për transport ajror, si dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Destinacionet më të shpeshta nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, sipas statistikave të trafikut ajror të pasagjerëve të TAV Maqedoni për vitin 2023, ishin Stambolli (dy aeroportet IGA dhe Sabiha Gokçen me 10.9% të tregut), Bazel Mulhouse (6.4%), Cyrihu (5.4%), Frankfurt (4.7%), Dortmund (4.5%), Vjenë (4.4%), Mynih Memmingen (4.3%), Antalia (3.2%), Hamburg dhe Këln (me 2.7%).

5 vendet kryesore me fluturime direkte për vitin 2023 ishin Gjermania (28.3% e tregut); Turqia (16.1%); Zvicra (13.4%); Suedia (6.5%); dhe Italia (6.4%).  

Sa i përket pjesëmarrjes së linjave ajrore në trafikun e pasagjerëve në vitin 2023 në aeroportin e Shkupit, Wizz Air ka transportuar numrin më të madh të pasagjerëve në vitin 2023 (61.8% pjesë e tregut); ndjekur nga Turkish Airlines (7%); Pegasus Airlines (6.2%); Austrian Airlines (4.4%); Chair Airlines (3.7%). 

Aeroportin e Ohrit, në vitin 2023, destinacioni më i shpeshtë i udhëtimit ishte Bazeli (21.5% pjesë e tregut), pastaj Vjena (21%), Dortmundi (16.4%), Munih Memmingen (11.9%), Malme (9.4%), Cyrihu (9.3%), Amsterdami (8.8%) dhe pjesa tjetër e destinacioneve kanë një pjesë tregu prej 0.5%.

Aktualisht dhe sipas orarit të fluturimeve dimërore, janë 13 linja ajrore që operojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup (Aegean Airlines, Air Serbia, Austrian Airlines, Chair Airlines, Croatia Airlines, Easyjet, Edelweiss, LOT Polish Airlines, Lufthansa, Pegasus Airlines, SunExpress, Turkish Airlines, Wizz Air) dhe operojnë në 42 destinacione, ndërsa nga Shën Apostulli Pal Ohër ka 3 linja ajrore (Chair Airlines, Edelweiss, Wizz Air) që operojnë në 4 destinacione.