TAV: TUI DO TË FILLOJË ME FLUTURIME AJNDHOVEN – OHËR NË VITIN 2018

TAV: TUI DO TË FILLOJË ME FLUTURIME AJNDHOVEN – OHËR NË VITIN 2018

Operatori turistik holandez TUI Holland do të prezantojë fluturime të reja sezonale nga Eindhoven në Ohër në sezonin veror në 2018, njofton TAV Maqedonia. TUI do të kryejë fluturime me linjën ajrore të tyre - TUIFly.

TUI tashmë fluturon në linjën Amsterdam-Ohër-Amsterdam, duke transportuar turistë holandezë në Liqenin e Ohrit çdo vit dhe tani do të prezantojë një lidhje të dytë ajrore me aeroportin e Ohrit. Aeroplanët e operatorit turistik holandez do të fluturojnë në linjën e re, çdo të hënë dhe të premte, duke lidhur aeroportet në Eindhoven dhe Ohër. Eindhoven ndodhet në pjesën jugore të Holandës dhe gjendet afër kufirit belg.

-Jemi të lumtur që TUI zgjeron operacionet e tij, duke sjellë më shumë pasagjerë në aeroportin e Ohrit, që do të thotë më shumë turistë në bregvijën e bukur të Ohrit. Shpresojmë se turnetë e TUI do të tërheqin jo vetëm turistët nga Holanda, por edhe turistë nga vende të tjera evropiane, të cilët do të zbulojnë bukuritë natyrore të Maqedonisë dhe do të bëhen vizitorë të rregullt, tha Alper Ersoy, Drejtor i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Sipas përfaqësusëve zyrtarë të TUI, fluturimet sezonalDe nga Eindhoven duhet të sjellin nga 3.000 deri më 3.500 pasagjerë në aeroportin e Ohrit, ndërsa TUI pret të sjellë 15.000 turistë në liqenin e Ohrit vitin e ardhshëm, duke përfshirë edhe fluturimet nga Amsterdami. 

- Ne tashmë jemi në linjën Amsterdam-Ohër dhe tani fillojmë me fluturime nga Eindhoven në Ohër, dy herë në javë, domethënë çdo të hënë dhe të premte, duke filluar nga 11 maji deri më 21 shtator. Arsyeja kryesore për futjen e kësaj linje sezonale është sepse duam të tërheqim turistë nga Belgjika. Jemi të sigurt që ne mund të zgjerojmë tregun, tha Jacques Krynon, Menaxher i Produkteve në TUI Beneluks.

Siç thanë përfaqësuesit e TUI, në këtë linjë do të fluturojnë avionët Boeing 737-800. Orari aktual i fluturimit parashikon largimin nga Eindhoven në orën 11:00, ndërsa arritja në Ohër është planifikuar për në orën 13:35. Nga Ohri në Eindhoven, avioni do të largohet në orën 14:25 dhe do të arrijë në Eindhoven nëpërmjet Tivatit në orën 18:50. 

TAV Maqedonia përfundoi 11 muajt e parë të vitit 2017 me një rritje prej 13% të numrit të pasagjerëve, duke arritur në 1.9 milionë pasagjerë (1.876.304) në dy aeroportet maqedonase - Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Shkup dhe Shën Apostulli Pal në Ohër. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve është rritur me 7%, duke arritur në një total prej 16,756 fluturimesh.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 180 minuta (3 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 60 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Që nga fillimi i pandemisë Kovid-19, për shkak të kërkesave për dokumente të ndryshme udhëtimi të vendosura nga vende të ndryshme, TAV Maqedoni ka apeluar që pasagjerët të arrijnë në aeroport 3 orë para nisjes.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.