Siguria e aeroportit

Siguria e aeroportit

Siguria në aeroport

Siguria dhe mbrojtja juaj janë prioriteti ynë. Për udhëtime pa pengesa, ju lutemi t’i ndiqni këto udhëzime përpara se të udhëtoni:

  • Mbërrini në aeroport në kohë. Sportelet e paraqitjes për fluturim zakonisht hapen dy orë para nisjes.
  • Përgatitni vetë bagazhin tuaj dhe mos bartni sende për persona të tjerë.
  • Kontrolloni kufizimet për sendet e ndaluara, mallrat e rrezikshme dhe lëngjet para se ta përgatitni bagazhin.
  • Asnjëherë mos e lini bagazhin tuaj pa mbikëqyrje.

Pas regjistrimit në sportel, dorëzimit të bagazhit të dorës, kontrollit të pasaportës dhe kontrollit doganor, drejtohuni për te pika e kontrollit të sigurisë. Këtu, bagazhi juaj i dorës dhe sendet personale do të kontrollohen me skaner dhe ju do të kaloni nëpër një detektor metalik për kontrollimin e pasagjerëve.

Procedura e kontrollit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Me qëllim që më shpejtë dhe më me efikasitet të kaloni nëpër kontrollin e sigurisë, ju lutemi t’i ndiqni udhëzimet e paraqitura më poshtë dhe çdoherë të veproni sipas udhëzimeve të personelit të sigurimit.

Përgatitja e bagazhit të dorës për kontrollin e sigurisë

Korsitë e kontrollit të sigurisë me teknologji TK

  • Lëngjet lejohet të lihen në bagazhin e dorës edhe atë lejohet në enë me kapacitet deri 2 litra ndaras. Nuk ka kufizim për sasinë e përgjithshme të lëngjeve që mbani me vete.
  • Nuk është e nevojshme të përdoren qese plastike transparente.
  • Pajisjet elektronike mund të lihen në bagazhin e dorës.

Korsitë standarde të kontrollit të sigurisë

Nëse ju udhëzojnë drejtë një korsie me skaner konvencional me rreze X:

  • Lëngjet patjetër duhet të mbahen në enë me kapacitet deri 100 ml dhe të futura në qese transparente që mbyllet sërish (maksimum 1 litër kapacitet).
  • Lëngjet dhe pajisjet elektronike duhet të nxirren nga bagazhi i dorës për kontroll të posaçëm.

Pasagjerët do të jenë të informuar për procedurën e kontrollit që do të aplikohet.

Kontrollimi i pasagjerëve

Para kontrollit të sigurisë:

  • Futni sendet personale, duke përfshirë çelësat, kuletat, monedhat dhe celularët në tabaka ose në bagazhin tuaj të dorës.
  • Ndiqni udhëzimet në lidhje me xhaketat, rripat, orët dhe sendet e tjera.
  • Informoni personelin e sigurisë për çdo send të thyeshëm.

Ilaçet, ushqimi për foshnja dhe pajisjet mjekësore

  • Ilaçet dhe ushqimi për foshnja që nevojiten gjatë ushqimit lejohen në bagazhin e dorës.
  • Kur të jetë e mundur, mbani me vete dokumentacionin përkatës dhe mbajini ilaçet në paketimin e tyre origjinal.
  • Pajisjet mjekësore dhe pajisjet ndihmëse kontrollohen në përputhje me procedurat e sigurisë.

Implantet mjekësore

Pasagjerët me stimulues kardiak (pejsmejker), implante ose pajisje tjera mjekësore duhet për këtë ta informojnë personelin e sigurisë përpara kontrollit.

 

Kontrolli shtesë

Mund të jetë e nevojshme që të bëhet kontroll shtesë i pasagjerëve ose bagazhit, duke përfshirë edhe kontrollim të posaçëm të lëngjeve, pajisjeve elektronike ose sendeve tjera.

Informacion i rëndësishëm

Teknologjia me TK e thjeshton kontrollin, mirëpo NUK i ndryshon kufizimet në lidhje me:

  • Sendet e ndaluara
  • Mallrat e rrezikshme
  • Artikujt me kufizime
  • Kërkesat specifike të linjave ajrore për transportin

 

Mallrat e rrezikshme

Kufizimet mund të vlejnë për

  • Bateritë rezervë të litiumit dhe bateritë e jashtme (power banks)
  • Cigaret elektronike
  • Pajisjet ndihmëse për lëvizshmëri me bateri litiumi
  • Akull të thatë dhe mallra tjera të rrezikshme

Gjatë udhëtimeve, pasagjerët duhet t’i kontrollojnë kërkesat dhe rregullat e zbatueshme të kompanisë së aviacionit me të cilën do të udhëtojnë.

Useful Information

Shopping/Blerje & Ngrënie
Shopping/Blerje & Ngrënie

Shihni gamën e plotë të dyqaneve në universin tonë të blerjeve. Në aeroport do të gjeni një përzgjedhje të shkëlqyer të dyqaneve brenda modës, elektronikës, dizajnit dhe suvenireve

Parkimi
Parkimi

Rruga juaj drejt një hapësire të sigurt parkimi! Përfitoni në internet nga ofertat tërheqëse për parkim të aeroportit të Shkupit

Informacione rreth fluturimeve
Informacione rreth fluturimeve

Informacione në kohë reale të fluturimeve që nisen dhe arrijnë në aeroportin e Shkupit

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.. 

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.