Zona e ripaketimit të bagazheve

Zona e ripaketimit të bagazheve

Zona e ripaketimit të bagazheve është siguruar për të gjithë pasagjerët e Aeroportit Ndërkombëtar Shkup. Është projektuar posaçërisht për ata pasagjerë të cilët gjatë rrugës për në tavolinën e kontrollit e kuptojnë se bagazhi i tyre është shumë i rëndë ose shumë i mbushur dhe bagazhi i tyre duhet të ripaketohet.
E vendosur në katin e parë të terminalit të aeroportit, përballë sporteleve të kontrollit, pranë portës C hyrëse/dalëse, Zona e ripaketimit ofron një peshore të vetë-shërbimit që mund të përdorin pasagjerët për të kontrolluar peshën e bagazheve të tyre dhe për të siguruar që ata janë në përputhje me lejimin e bagazheve të përcaktuara nga linja ajrore me të cilën po udhëtojnë dhe të treguar në biletën e tyre të fluturimit.