Udhëzues për mbërritjen në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup

Udhëzues për mbërritjen në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup

Mirësevini në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup! Pavarësisht nëse vini për punë ose për pushime, ne jemi këtu për t'u siguruar që mbërritja juaj të jetë sa më e qetë dhe pa stres.
Ju lutemi lexoni udhëzuesin e dobishëm më poshtë për t'ju udhëzuar pas mbërritjes tuaj.

Pas uljes
Pasi avioni juaj të jetë ulur, ndiqni tabelat për Mbërritjet dhe shkoni te kontrolli i pasaportave.

Kontrolli i pasaportave
Kaloni kontrollin e pasaportave ku do t'ju kërkohet të tregoni pasaportën tuaj dhe të gjitha dokumentet e vlefshme të udhëtimit.

Marrja e bagazheve
Pasi të kaloni kufirin përmes Kontrollit të pasaportave, drejtohuni në zonën e Marrjes së bagazheve.
Karrocat falas të bagazheve janë në dispozicion për pasagjerët.
Nëse, për ndonjë arsye, bagazhi juaj nuk arrin, ju lutemi raportoni në Sportelin bagazheve të humbur dhe të gjetur.

Kontrolli doganor
Shërbimi Doganor është kompetent dhe përgjegjës për kryerjen e kontrollit doganor dhe të gjitha procedurave të tjera doganore.

Banka, këmbimore dhe ATM
Shërbimet bankare dhe të këmbimit valutor janë të disponueshme në ndërtesën e terminalit të aeroportit, dhe ATM-të ndodhen pranë portës B për hyrje/dalje nga aeroporti.

Për dhe nga aeroporti
Shërbime Тaksi dhe Transport pasagjerësh me autobus: Mjetet taksi parkohen përpara terminalit. Ka edhe autobusë pasagjerësh që lidhin Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me qendrën e qytetit të Shkupit dhe lokacione të tjera.

Makina me qira: Ju mund të zgjidhni nga agjencitë e shumta të marrjes me qira të makinave që ofrojnë shërbime në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.

Parkim: Nëse ju marrин nga aeroporti ose keni parkuar automjetin tuaj, aeroporti ofron mundësinë e një ndalese të shkurtër dhe një qëndrimi më të gjatë për automjetin. Në zonën e tranzitit, ose Hug & Fly përpara ndërtesës së terminalit të aeroportit, një ndalesë e shkurtër deri në 10 minuta është falas, ndërsa për çmimin aktual klikoni këtu.
Parkimi kryesor ndodhet drejtpërdrejt përballë ndërtesës së terminalit ose përballë zonës së tranzitit dhe lëndinë. Për listën aktuale të çmimeve klikoni këtu.

КInformacion kontakti për Aeroportin Ndërkombëtar Shkup
Informacioni i kontaktit për linjat ajrore 
Informacioni i kontaktit për konsullatat 

Për pyetje ose ndihmë të përgjithshme, ju lutemi telefononi ose vizitoni sportelin e informacionit që ndodhet në zonën e terminalit të aeroportit.