Shërbime

Shërbime


SHËRBIME KARGO

TAV Maqedoni, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, i ofron të gjitha llojet e shërbimeve kargo: kargo të përgjithshme, kargo speciale të transportuara nga ajri dhe kargo tokësor.

SHËRBIME KARGO

INFORMACION I DOBISHËM


LISTA E ÇMIMEVE

ÇMIMORETARIFAT PËR PRANIMIN DHE PËRCJELLJEN E KARGO AVIONEVE

Klientët tanë janë linjat ajrore, transportuesit e mallrave, agjentët e shitjeS dhe transportuesit tokësor.

Kontakt:

Zoran Bogdanski, Menaxher i Kargo qendrës

Tel: +389 2 3148 625

Faks: +389 2 3148 626

Posta elektronike: zoran.bogdanski@tav.aero


Informacioni për dërgesat hyrëse mund të merret në adresën e postës elektronike dhe/ose numrin e telefonit në vijim:

cargo@tav.aero
- 02/3148-646
 

LOKACIONI, KAPACITETI DHE PAJISJET

Kargo qendra ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe është e lidhur drejtpërdrejt me autostradën E-75.

Distancat nga destinacionet kryesore në rajon:

Beograd 420 km

Sofje 250 km

Tiranë 230 km

Selanik 230 km

Athinë 700 km

Zagreb 815 km

Prishtinë 90 km

Sarajevë 450 km

 

KAPACITETI

Hapësirë ​​e mbuluar për magazinim prej: 2000 m²

MAGAZINA PËR EKSPORT/IMPORT

 PAJISJET

- Një sistem me një shkallë të lartë sigurie (mbikëqyrje video 24-orëshe) dhe një qendër informacioni që ofron cilësi jashtëzakonisht të lartë të shërbimeve tona.

 

ORARI I PUNËS

Orari i punës së aeroportit 24/7.

 

Koha e zakonshme për lëshimin e dërgesave kargo gjatë importit:

  • Prej të hënës deri të dielën: nga ora 08:00 deri në 19:00

 

Koha e zakonshme për pranimin e dërgesave kargo për eksport:

  • Prej të hënës deri të dielën: nga ora 08:00 deri në 19:00

 

Magazina mund të hapet edhe jashtë orarit normal të punës për një kargo të veçantë me marrëveshje paraprake. Në këtë rast duhet të drejtohet një kërkesë me shkrim në e-mail: cargotelex@tav.aero të paktën 24 orë përpara.

   

SHËRBIMET E TRANSPORTIT

Shërbimet e transportit të mallrave sigurojnë përcjellje të shpejtë, efikase dhe të besueshme të mallrave për klientët tanë.

Kontaktet:

Tel: + 389 2 3 148 640

Faks: + 389 2 3148 639

SITA: SKPFFXH

Leo Nanevski
Agjent i Kargo Operacionit
E-mail: leo.nanevski@tav.aero

Igor Bojkovski
Agjent i Kargo Operacionit
E-mail: Igor.Bojkovski@tav.aero

Suzana Mihajlovska
Agjent i Kargo Operacionit
E-mail: Suzana.Mihajlovska@tav.aero

Frosina Jakimovska 
Agjent i Kargo Operacionit
E-mail: frosina.jakimovska@tav.aero 

 

LLOJET E VEÇANTA TË MALLRAVE

Për marrjen, magazinimin dhe dërgimin e të gjitha llojeve të veçanta të mallrave në përputhje me rregulloret e zbatueshme të IATA dhe rregullat e TACT, zbatohen kushtet specifike për paketim, etiketim dhe magazinim, kështu që ju lutemi konsultohuni me Kargo qendrën përmes postës elektronike:
 

- dino.nikolovski@tav.aero 
-
 leo.nanevski@tav.aero 
Mile.Akjimoski@tav.aero
cargotelex@tav.aero
Cargoexport@tav.aero
Cargosupervisor@tav.aero

Ose me kompaninë tuaj të transportit përpara se të dërgoni mallra të tillë.

 

KONTAKTET NGA DOGANAT, INSPEKTIMET DHE KOMPANITË AJRORE

Zyra Doganore në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup operon brenda Kargo qendrës dhe është e autorizuar të kryejë të gjitha procedurat doganore.

Orari i punës:

E hënë - e premte: 08:30 deri 16:30

Kontakt

Tel: +389 2 312 10 10

Posta elektronike: ciairportsk@customs.gov.mk

Uebfaqja: http://www.customs.gov.mk

 

Inspektimi kufitar kontrollon lëvizjen e kategorive të mëposhtme të mallrave:

  • Ushqim,
  • Bimë,
  • Mish dhe produktet e mishit,
  • Fruta,
  • Peshk dhe produktet e peshkut,
  • Lule,
  • Kafshë të gjalla.

 

Kontakte:

Inspektimi veterinar

Tel.: +389 2 3112 210,

Faks: +389 2 3112205

Posta elektronike: infogvi@fva.gov.mk

Uebfaqja: http://www.fva.gov.mk

 

Inspektimi fitosanitar

Tel.: +389 2 3121 462,

Faks: +389 2 3121 462

Posta elektronike: diz@mzsv.gov.mk

Uebfaqja: www.mzsv.gov.mk

 

Inspektimi sanitar shëndetësor

Tel.: +389 2 3147 147

Faks: +389 2 113 014

Uebfaqja: www.zdravstvo.gov.mk

 

Jo të gjitha inspektimet janë vazhdimisht të pranishme në Aeroport, prandaj është e nevojshme të caktoni paraprakisht kontrollimet.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 120 minuta (2 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 40 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.