NJOFTIM PËR TË PASAGJERËT
Pasagjerë të nderuar,
Gjermania ka azhurnuar listën e vendeve që nuk janë në BE dhe nga ku udhëtarët tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë për arsye jo thelbësore, dmth si turistë, nga 20 qershori 2021.
Duam të ju informonim se sipas një vendimi të qeverisë gjermane, hyrja në Gjermani tani lejohet edhe për qëllime të zakonshme, përfshirë turizmin, nga vendet e mëposhtme: SHBA, Tajvan, Hong Kong, Makau, Shqipëri, Serbi, Maqedonia e Veriut dhe Libani. Rregullat e reja hyjnë në fuqi në orën 00:00 të dielën, më 20 qershor 2021.
Për më shumë informacion klikoni në linkun më poshtë.
https://www.bmi.bund.de/SharedDocs/pressemitteilungen
Udhëtimi në Gjermani lejohet për udhëtarët, dmth shtetasit e vendeve të listuara, me kushtet ose kërkesat e mëposhtme:
- Testi negativ i antigjenit për KOVID-19, i bërë jo më vonë se 48 orë para arritjes; ose
- Test negativ PCR, RT-LAMP ose TMA për KOVID-19, i marrë jo më vonë se 72 orë para arritjes; ose
- Çertifikata e vaksinimit (Çertifikata duhet të përmbajë informacionin se pasagjeri është vaksinuar plotësisht, të paktën 14 ditë para nisjes dhe duhet të dorëzohet në anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht ose gjuhën spanjole. AstraZeneca (Vaxzevria), Janssen, Moderna dhe Pfizer- BioNTech - janë vaksinat e pranuara),
- Nëse në 10 ditët e fundit udhëtari nuk ka qëndruar në zonën e rrezikut, Bocvanë, Brazil, Esuatini (Svaziland), Indi, Lesoto, Malavi, Mozambik, Nepal, Afrikë të Jugut, Britania e Madhe, Uruguai, Zambia ose Zimbabve (https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Risikogebiete_neu)
Për më shumë informacion, shpjegime shtesë dhe ndryshime të mundshme, ju lutemi kontaktoni Ambasadën Gjermane në Shkup dhe kompaninë ajrore me të cilën po udhëtoni.