KOVID-19: NJOFTIMI PËR PASAGJERËT E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR SHKUP (INFORMACION I PËDITËSUAR SIPAS NDRYSHIMIT TË VENDIMIT TË QEVERISË SË TURQISË)

KOVID-19: NJOFTIMI PËR PASAGJERËT E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR SHKUP (INFORMACION I PËDITËSUAR SIPAS NDRYSHIMIT TË VENDIMIT TË QEVERISË SË TURQISË)

Shkup, 27 dhjetor 2020

Të dashur pasagjerë,

Në lidhje me njoftimin e djeshëm se për hyrje në Turqi përmes linjave ajrore do të jetë e detyrueshme të tregohet një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, duam që t'ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Turqisë ka shtyrë aplikimin e masës për dy ditë dhe në vend që të fillojë nesër më 28 dhjetor, do të hyjë në fuqi më 30 dhjetor, 2020 (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më 1 mars, 2021.

Masa zbatohet për të gjithë pasagjerët ndërkombëtarë që dëshirojnë të hyjnë në Turqi me avion.

Përjashtim janë fëmijët deri më 6 vjeç.

Masa vlen gjithashtu edhe për pasagjerët që kalojnë nëpër Turqi. (sipas Vendimit të ndryshuar të Qeverisë Turke)

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni kompaninë tuaj ajrore (https://www.turkishairlines.com/ dhe https://www.flypgs.com/) dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë http://skopje.emb.mfa.gov.tr/.