NJOFTIMI - COVID-19: KUFIZIME TË REJA PËR UDHËTARËT QË UDHËTOJNË NË HOLLANDË, GJERMANI DHE FRANCË

NJOFTIMI - COVID-19: KUFIZIME TË REJA PËR UDHËTARËT QË UDHËTOJNË NË HOLLANDË, GJERMANI DHE FRANCË

22 janar 2021


Të nderuar pasagjerë,

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Hollandës, Ne do të dëshironim t'ju informojmë se të gjithë udhëtarë që udhëtojnë në Hollandë me transportin ajror ose detar nga zonat me rrezik të lartë duhet të kenë një rezultat negativ në testin e shpejtë COVID-19 të marrë pak para nisjes. Testi nuk duhet të bëhet më herët se 4 orë para hipjes në avion. 

Kjo kërkesë është si një plotësim të kërkesës tashmë ekzistuese për një rezultat të detyrueshëm negativ nga një testi PCR i kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes në Hollandë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi të shtunën, më 23 janar 2021, në orën 00.01, dhe zbatohen për ata që udhëtojnë deri në pjesët karaibe të Hollandës.

Për më shumë informacione, Ju lutemi hapni linkun e njoftimit zyrtar në ueb faqen e Qeverisë së Hollandës: https://www.government.nl/.../lockdown-measures-tightened...

Nëse keni pyetje shtesë, para se të mbërrini në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Ju lutemi ta kontaktoni Ambasadën e Hollandës në Shkup: https://www.netherlandsandyou.nl/

Sipas informacioneve më të fundit që kemi marrë nga policia kufitare e Gjermanisë, nga e diela, 24 janar 2021, nga mesnata, udhëtarët që largohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Shqipëria në Gjermani, duhet të kenë një test negativ COVID-19 jo më i vjetër se 48 orë para mbërritjes.

Rezultati i testit duhet të jetë në gjuhën gjermane, angleze ose franceze. Pranohen testet PCR, LAMP (loop-mediated isothermal amplification) dhe TMA (transcription-mediated amplification).

Ju lutemi hapni linqet më poshtë për informacione në lidhje me testet që pranohen në Gjermani. 

Testet që pranohen në Gjermani: https://www.rki.de/.../N/Neuartiges_Coronavirus/Tests.html

Testet e antigjenit pranohen nëse plotësojnë kërkesat e cilësisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-së): 
https://www.rki.de/.../Archiv_Tests/Test_05012021_en.pdf... dhe këtu https://www.who.int/.../antigen-detection-in-the....

Autoritetet gjermane më tej informojnë se rezultati negativ i testit COVID duhet të jetë në formë letre (të shtypur) ose dixhitale, meqë prodhuesi i testit të antigjenit duhet të jetë i dukshëm në dokumentin.

Në linkun më poshtë, Ju lutemi kontrolloni se cilat vende Gjermani i përcakton si të rrezikshme: https://www.rki.de/.../Risikogebiete_2021-01-17_en.pdf... 

Nëse keni pyetje shtesë, para se të mbërrini në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Gjermanisë në Shkup: https://skopje.diplo.de/mk-de


Sipas informacioneve më të fundit që kemi marrë nga Ambasada e Francës në Shkup, nga 18 Janari 2021, të gjithë udhëtarët që largohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut (dhe të gjitha vendet jashtë BE-së) në Francë, duhet të paraqesin një test PRC negativ, jo më i vjetër se 72 orë.

Aktualisht, fluturimi nga Shkupi deri në Paris nuk funksionon, por kur do të fillojë të funksionojë, do të zbatohet ky rregull.

Për më shumë informacione, para se të mbërrini në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Francës në Shkup: https://mk.ambafrance.org/.