NJOFTIM PËR PASAGJERËT

NJOFTIM PËR PASAGJERËT

Të nderuar pasagjerë,

 

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut https://www.vlada.mk/node/25667 për ndryshim të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme që synojnë mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive COVID-19 e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2, rastet dhe periudha kohore e zbatimit të tyre (e publikuar në Gazetën Zyrtare e RMV-së nr. 139 më 23.06.2021), bëhen ndryshim i Protokolleve të TAV Maqedoni për menaxhimin e të dy aeroporteve gjatë periudhës së pandemisë. 

 

Ky ndryshim do të thotë se hyrja në zonën publike të ndërtesës së terminalit në të dy aeroportet është e pakufizuar për të gjithë personat: pasagjerë, shoqërimi i pasagjerëve, persona që pranojnë dhe dërgojnë pasagjerë, personeli i aeroportit dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve, që kanë nevojë për të hyrë në ndërtesën e terminalit.

 

Lidhur me këtë, duke filluar prej sot, 25 qershor 2021, në orën 00:01, ndërtesat e terminaleve të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportit Sh. Apostull Pal Ohër do të hapen për të gjithë.

 

Nga fillimi i pandemisë deri më tani, hyrja në ndërtesat e terminaleve të të dy aeroporteve ishte lejuar vetëm për pasagjerët me bileta, dhe për më të afërmit e tyre hyrja ishte e ndaluar.

 

Kujtesë: Ju lutemi respektoni masat parandaluese kundër COVID-19, që zbatohen në ndërtesat e terminaleve të të dy aeroporteve:

  • Mbani maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës;
  • Mbani distancën fizike të përcaktuar;
  • Dezinfektoni shpesh duart;
  • Përdorni teknologjitë pa kontakt për kryerjen e procedurave të aeroportit;
  • Mos hyni në ndërtesën e terminalit nëse keni simptomat e sëmundjes.

 

Ju urojmë udhëtime të këndshme përmes Aeroportit ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportit Sh. Apostull Pal Ohër.