NJOFTIM PËR TË PASAGJERËT

NJOFTIM PËR TË PASAGJERËT

Pasagjerë të nderuar,

Ju njoftojmë se në periudhën prej datës 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, sistemi i transportit të bagazheve do të përmirësohet në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë juve që do të udhëtoni në periudhën kohore të caktuar, të mbërrini në aeroport, pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj.