NJOFTIM PËR PASAGJERËT: TESTIMI PËR KOVID-19 NË NIKOB LAB TANI NË DISPOZICION EDHE NË TË DY AEROPORTET NË SHKUP DHE OHËR
Shkup, 2 korrik 2021
Për qëllim të sigurimit të shërbimeve më të mira dhe më të larmishme në dispozicion për pasagjerët e aeroportit, si dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të fundit të udhëtimit në lidhje me KOVID-19, TAV Maqedoni po shton një ofrues tjetër të shërbimit të testimit për KOVID-19 në të dy aeroportet e Maqedonisë.
Nga 24 qershori 2021, Nikob Lab hapi pikën e testimit për KOVID-19 dhe filloi të ofrojë shërbime për pasagjerët që largohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, ndërsa nga sot, 2 korrik 2021, pika e testimit për KOVID-19 do të fillojë të funksionojë në Nikob Lab në aeroportin Sh. Apostulli Pal në Ohër.
Shërbimet e mëposhtme janë në dispozicion në pikat e testimit për KOVID-19 në aeroporte, dmth testet e mëposhtme për KOVID-19 (https://nikoblab.mk/covid-19/):
- Test i shpejtl antigjen – Panbio Abbott
- PCR test
- Test PCR i shpejtë
Laboratori diagnostikues molekular në ISHP Nikob Lab përdorBio-Speedy SARS-CoV-2 (2019-nCoV) qPCR set për zbulimin e RT-qPCR të virusit SARS-CoV-2, i cili është në listën e OBSH-së.
Për më shumë informacion dhe për specifika të tjera, mund të telefononi në Nikob Lab në +38922741000, ose të vizitoni faqen e internetit https://nikoblab.mk/
Orari i punës:
Nikob Lab - Pika e testimit për KOVID-19 - Aeroporti Ndërkombëtar Shkup - 24/7
Nikob Lab - Pika e testimit për KOVID-19 - Sh. Apostulli Pal, Ohër - sipas orarit të fluturimit, 4 orë para orës së planifikuar të nisjes
Nëse vendosni të bëni testin për Kovid-19 në aeroport, në mënyrë që të shmangni turmat përpara ndërtesës së terminalit, ju lutemi mbërrini në aeroport në kohë, të paktën 3-4 orë para orës së nisjes së fluturimit tuaj.
Duke pasur parasysh situatën pandemike nga Kovid-19 dhe ndryshimet e shpeshta në rregullat e udhëtimit, ne i këshillojmë pasagjerët të kontrollojnë kërkesat e tyre të vlefshme të udhëtimit me kompaninë ajrore me të cilën do të udhëtojnë ose të kontaktojnë ambasadën ose konsullatën e vendit në të cilin do të udhëtojnë para se të mbërrijnë në aeroport.