NJOFTIM PËR PASAGJERËT NË LIDHJE ME KOVID-19: LABORATORI ZHAN MITREV FILLON ME TESTE TË SHPEJTA TË ANTIGJENIT NË AEROPORTIN NDËRKOMBTAR SHKUP PREJ NESËR, 24 JANAR

NJOFTIM PËR PASAGJERËT NË LIDHJE ME KOVID-19: LABORATORI ZHAN MITREV FILLON ME TESTE TË SHPEJTA TË ANTIGJENIT NË AEROPORTIN NDËRKOMBTAR SHKUP PREJ NESËR, 24 JANAR

Shkup, 23 janar 2020

Për t'iu përgjigjur kufizimeve të fundit të udhëtimit të paraqitura për shkak të KOVID-19 nga BE/vendet e Shengenit (NJOFTIMI - COVID-19: KUFIZIME TË REJA PËR UDHËTARËT QË UDHËTOJNË NË HOLLANDË, GJERMANI DHE FRANCË / ZVICËR), TAV Maqedoni gjeti një zgjidhje për kërkesën për analiza të shpejta të antigjenit të bëra pak para largimit të pasagjerit.

Duke filluar nga nesër, 24 janar, laboratori Zhan Mitrev do të vendosë ambulancë mobile për testim para ndërtesës së terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pranë hyrjes së vetme të hapur të pasagjerëve "Nisjet C", ku pasagjerët do të jenë në gjendje të bëjnë testin e kërkuar të shpejtë të antigjenit dhe të marrin rezultatin brenda 15 deri në 20 minuta nga marrja e mostrës.

Automjeti i lëvizshëm i Laboratorit për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar i "Zhan Mitrev" dhe Qendrës kërkimore për mikrobiologji të aplikuar dhe bioteknologji, do të jetë i pranishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nesër të Dielën (24 Janar, 2021), nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 3 pasdite, duke ndjekur të orarin e rregullt ditor të fluturimeve: NISJET 

Qëllimi është të sigurojmë mundësi për pasagjerët tanë që nisen për në destinacionet në Gjermani nesër, në mënyrë që ata të kenë kohë të mjaftueshme për të kryer test të shpejtë antigjeni para se të hyjnë në ndërtesën e aeroportit dhe të fillojnë procedurat e aeroportit, nëse testi nuk është bërë deri në atë çast para arritjes së tyre në aeroport.

Automjeti i lëvizshëm i ambulancës për testimin e shpejtë të antigjenit i laboratorit "Zhan Mitrev" do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit në ditët në vijim, duke e respektuar orarin e fluturimeve për në destinacionet/vendet që kanë futur kufizimet e reja të udhëtimit.

Për më shumë detaje në lidhje me vetë provën, ju lutemi kontaktoni laboratorin "Zhan Mitrev", në numrin e telefonit +389 2 3091484 (nga ora 8 në mëngjes deri në ora 7 pasdite nga e hëna në të premte; nga ora 8 në mëngjes deri në ora 3 pasdite në fundjavë) si dhe përmes kontakteve të tjera të disponueshme në faqen e tyre të internetit: Laboratorin "Zhan Mitrev", ndërsa për më shumë informacion mbi testet e pranuara nga vendet e BE/Shengenit, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e vendit të destinacionit tuaj.

Nëse vendosni të bëni një test të shpejtë antigjeni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë që të mos krijoni bllokime para ndërtesës së aeroportit, ne ju nxisim të arrini në aeroport në kohë, të paktën 3 orë para orës së nisjes.

Siç kemi njoftuar dje, nga 24 janari, Hollanda kërkon një test negativ të shpejtë të antigjenit jo më të vjetër se 4 orë para hyrjes në avion, si plotësim të kërkesës së tyre për një test negativ PCR të vlefshëm nga 29 dhjetori 2020 (fluturimi i radhës nga Aeroporti i Shkupit në Eindhoven është më 29 janar); Gjermania kërkon një test negativ KOVID-19 jo më të vjetër se 48 orë dhe pranon testet e mëposhtme: PCR, LAMP (përforcim izotermik i ndërmjetësuar) dhe TMA (përforcim i ndërmjetësuar nga transkriptim); Franca kërkon një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Të gjitha detajet nga postimi ynë për këtë çështje të botuar dje, mund ti shihni në linkun vijues: NJOFTIMI - COVID-19: KUFIZIME TË REJA PËR UDHËTARËT QË UDHËTOJNË NË HOLLANDË, GJERMANI DHE FRANCË / ZVICËR