COVID -19 KUJTESË PËR PASAGJERËT
Mirësevini në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup!
Duam t'ju kujtojmë procedurat e aeroportit dhe masat e sigurisë në rrethana të një pandemie nëse po udhëtoni me avion.
Mbërrini në aeroport jo më vonë se 3 deri 4 orë para nisjes.
Nëse vendosni të bëni një test të shpejtë antigjeni në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, ju lutemi mbërrini në aeroport 4 orë para orës së nisjes, në mënyrë që të shmangni turmat dhe të mbërrini në kohë në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazhit, të cilat mbyllen 60 minuta para nisjes.
Vishni maskë vazhdimisht gjatë kur të jeni në ndërtesën e terminalit.
Mbani distancë të duhur fizike.
Dezinfektoni duart shpesh.
Ju urojme një udhëtim te këndshëm.
Ju lutemi për vëmendje!
Nëse udhëtoni përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup ose Aeroportit Shën Apostulli Pal - Ohër
- Kontrolloni kufizimet e fundit të udhëtimit me kompaninë tuaj ajrore dhe Ambasadën e vendit që dëshironi ta vizitoni. Mbani në mend se ato vazhdimisht ndryshojnë!
- Kontrolloni nëse dhe çfarë lloj testi KOVID-19 ju nevojitet dhe kohën e lëshimit të testit në përputhje me kohën e mbërritjes tuaj në vendin e destinacionit përfundimtar.
- Merrni me vete provën e vlefshme negative për KOVID-19 përpara se të arrini në sportelet tona për check-in.
- Kontrolloni nëse keni nevojë të keni plotësuar Formularin e lokacionit të pasagjerëve elektronik (Passenger Locator Form) dhe nëse po, ju lutemi plotësoni atë para se të arrini në sportelet për check-in.
- Në këtë mënyrë do të jeni gati të filloni procedurat e aeroportit, t'i përfundoni ato në kohë dhe të ngjiteni në avionin e fluturimit tuaj.