NJOFTIM PËR PASAGJERËT
Pasagjerë të nderuar,
Sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut https://vlada.mk/node/26186?ln=sq për ndryshimin e Vendimit për rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e qëllimshme, planet dhe algoritmet për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive KOVID-19 e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre (Gazeta zyrtare e RMV nr. 193 nga 18.08.2021), Protokolli i TAV Maqedoni për menaxhimin e aeroporteve gjatë një pandemie është ndryshuar.
Sipas vendimit të fundit, nga sot, 19.8.2021, ora 21:00, hyrja në ndërtesën e terminalit të aeroportit do të lejohet vetëm duke bashkangjitur:
- Çertifikatë / vërtetim për imunizim (vaksinimin) nga virusi SARSCoV-2, pra aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID-19; ose
- Çertifikatë / vërtetim për shërimin nga KOVID19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit; ose
- Vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARSCoV-2, jo më i vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë i antigjenit jo më i vjetër se 48 orë, para hyrjes.
* Kjo nuk vlen për personat nën 18 vjeç.
Hyrja në ndërtesën e terminalit të aeroportit është në derën Nisja C, ndërsa dalja është në derën Аrritja C.
Kujtesë: Ju lutemi respektoni masat parandaluese kundër KOVID-19 të aplikuara në ndërtesën e terminalit të aeroportit:
- Vishni gjithmonë maskë mbrojtëse.
- Mbani distancë fizike.
- Dezinfektoni shpesh duart.
- Praktikoni teknologji pa kontakt për të përfunduar procedurat e aeroportit.