RIKUJTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJËRËT
Pasagjerë të nderuar,
Punimet ndërtimore për rehabilitimin e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup kanë filluar mëngjesin e sotëm, më 28 mars 2022 dhe do të zgjasin 50 ditë, deri më 16 maj 2022.
Gjatë kësaj periudhe, trafiku ajror do të zhvillohet çdo ditë nga ora 17:00 deri në orën 9:00.
Ju lutemi të arrini në aeroport 3 deri në 4 orë përpara nisjes tuaj të planifikuar për të pasur kohë për të përfunduar të gjitha procedurat e aeroportit.
Sportelet e regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve hapen 3 orë para nisjes dhe mbyllen 1 orë para nisjes.
Pasi të jeni regjistruar dhe marrë kartën e imbarkimit, drejtohuni menjëherë në zyrën e doganave dhe pasaportave, si dhe në pikën e kontrollit të sigurisë, për të pasur kohë të mjaftueshme për të gjitha kontrollet, dhe më pas pushoni dhe pritni derisa të vijë koha për t'u ngjitur në avion.
Ju urojmë udhëtime të këndshme.