Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të mbyllet nesër (18 Mars) në mesnatë për fluturimet e pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të mbyllet nesër (18 Mars) në mesnatë për fluturimet e pasagjerëve

Njoftim për shtyp
Shkup, 17 mars 2020

 

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar më 16 Mars 2020 për të parandaluar futjen dhe përhapjen e koronavirusit, TAV Maqedoni dëshiron ti informojë të gjithë pasagjerët dhe publikun se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të mbyllet nesër, 18 Mars, nga mesnata, për fluturimet e pasagjerëve, deri në njoftim të mëtutjeshëm. 

Si operator i aeroportit i kemi informuar të gjitha linjat ajrore dhe palët e interesuara për këtë vendim, ndërsa M-NAV e ka botuar ate në NOTAM - një dokument aviacioni që informon të gjithë transportuesit ajror për mesazhe të rëndësishme dhe urgjente. 
Në periudhën e ardhshme, nuk do të ketë fluturime të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përveç fluturimeve shtetërore, ushtarake, humanitare, mjekësore, sanitare dhe kargo.    

Deri në mbyllje, trafiku ajror do të zhvillohet sipas orareve të fluturimit që pasagjerët mund ti kontrollojnë në faqen tonë të internetit http://skp.airports.com.mk/  , por pasi situata me koronavirus po ndryshon shumë shpejt, Ju lusim që të përcjellni njoftimet e fundit për fluturimet tuaja në faqet e internetit të linjave ajrore dhe ti kontaktoni departamentet e tyre të klientëve.

Ne do ti informojmë pasagjerët dhe publikun për çdo ndryshim të mëtutjeshëm në operacionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit Shën Pali Apostulli Ohër, i cili u mbyll të dielën, më 15 mars 2020, gjithashtu në bazë të Vendimit të Qeverisë, ne përputhje me të dhënat dhe vendimet e qeverisë posa që t'i marrim ato, dhe ate përmes: mediave, faqeve tona të internetit http://skp.airports.com.mk/ dhe http://ohd.airports.com.mk/, si dhe faqet tona të rrjeteve sociale Facebook, Twitter dhe Instagram.