Metin Batak emërohet Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni

Metin Batak emërohet Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni


(Metin Batak, TAV Macedonia General Manager)
 

TAV Maqedoni, një degë e TAV Aeroporte-ve, ka emëruar Metin Batak për Drejtor të përgjithshëm, në fuqi nga 1 Tetori 2020. Alper Ersoy do të largohet nga detyra si Drejtor i përgjithshëm dhe do të emërohet Drejtor i përgjithshëm i TAV Gjeorgjisë, ndërmarrje që menaxhon aeroportet e Tbilisi dhe Batumi.
"Gjatë mandatit tim në TAV Maqedoni, kemi arritur të trefishojmë numrin e pasagjerëve në dy aeroportet e Maqedonisë. Së bashku me ekipin tonë të shkëlqyer të të punësuarve dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë aktorët në trafikun ajror, ne vazhduam të vendosim aeroportet e Maqedonisë si një qendër kryesore në Ballkan, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer të udhëtimit. Megjithëse do të më marrë malli për kohën e kaluar në Maqedoni, jam i sigurt se aeroportet në Shkup dhe Ohër do të vazhdojnë të përparojnë dhe të kontribuojnë shumë në zhvillimin e vendit," tha Alper Ersoy. 

(Alper Ersoy, TAV Georgia General Manager)


"Unë do të doja të falënderoja kolegun tim Alper Ersoy për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e aeroporteve të Maqedonisë. Të dy kemi punuar në tregun maqedonas për 10 vitet e fundit, së bashku me të gjithë ekipin menaxhues të TAV Maqedoni, aftësitë plotësuese të së cilës u kombinuan së bashku për të arritur rritje të shpejtë dhe zhvillim të aeroporteve të Maqedonisë. Ne do të vazhdojmë të udhëheqim ekipin TAV Maqedoni në rrugën që kemi vendosur, duke punuar shumë dhe me zell për zhvillimin e mëtejshëm të të dy aeroporteve në Shkup dhe Ohër, dhe në meskohë të kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë maqedonase," tha Metin Batak, Menaxher i përgjithshëm i TAV Maqedoni.    
Metin Batak është pjesë e menaxhmentit të lartë të TAV Maqedoni që nga ardhja e TAV në tregun maqedonas në 2009. Ai ka më shumë se 27 vjet përvojë pune në sektorë të ndryshëm. Batak mori arsimin e tij të lartë në Universitetin Marmara në Stamboll, Departamenti i administrimit të biznesit dhe marketingut dhe filloi karrierën e tij në Dogus Holding si Mbikëqyrës i auditimit të brendshëm në 1993. Ai më pas ka punuar si Menaxher i kontabilitetit dhe financave në Dogus Media Group, dhe më pas si menaxher i kontabilitetit në TuvTurk Stamboll. Në 2006, ai u bashkua me ekipin e TAV Airports Holding, duke mbajtur pozicionin e Menaxherit të kontabilitetit në selinë e grupit në Stamboll. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 ai ishte menaxher për financa dhe çështje administrative të TAV Maqedoni. Nga viti 2015 deri më sot, ai ishte Zëvendës Drejtor i përgjithshëm për financa dhe çështje administrative të TAV Maqedoni, dhe në të njëjtën kohë Kryeshef Financiar i TAV Tunizi. Batak është anëtar i Odës së kontabilistëve publikë të çertifikuar në Stamboll.  
Përveç Batak si Drejtor i përgjithshëm, ekipi menaxhues i TAV Maqedoni, për sa i përket operacioneve në aeroport, drejtohet nga Nexhat Kurt, Zëvendës Drejtor i përgjithshëm për operacionet e TAV Maqedoni. 

(Nejat Kurt, TAV Macedonia Deputy General Manager for Operations)
 
Nën udhëheqjen e TAV, Aeroporti i Shkupit merr Çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) 5 herë me radhë nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI). Çmimi i fundit ASQ u mor nga Aeroporti ndërkombëtar i shkupit në mars 2020, në kategorinë e aeroporteve nga 2 deri në 5 milion pasagjerë në vit. Më parë, çmimet ASQ ishin marrë në 2012, 2013, 2015 dhe 2018, në kategorinë e aeroporteve me më pak se 2 milion pasagjerë në vit.  
 

Pas përfundimit të vitit 2019 me 2.7 milion pasagjerë në dy aeroportet e Maqedonisë - Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostulli Pal në Ohër, me një rritje prej 14% në vit, TAV Maqedoni regjistroi një rritje prej 15% të numrit të pasagjerëve në 2 muajt e parë të vitit 2020, deri në fillimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19 në mars 2020 kur me vendim nga Qeveria dy aeroportet u mbyllën për një periudhë prej 3,5 muajsh. Pas rihapjes në korrik 2020, trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Ohrit dhe Shkupit po rimëkëmbet ngadalë. Për periudhën janar - gusht, trafiku i udhëtarëve pasoi ulje prej 68%, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.