1.2 MILIONË PASAGJERË NË AEROPORTET NË SHKUP DHE OHËR NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2019

1.2 MILIONË PASAGJERË NË AEROPORTET NË SHKUP DHE OHËR NË GJYSMËN E PARË TË VITIT 2019

Alper Ersoy

Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit Shën Apostull Pali Ohër në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, udhëtuan 1,2 milionë (1,163,667) pasagjerë, një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, lajmëron TAV Maqedonia, operatori i aeroportit.

Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i fluturimeve në të dy aeroportet maqedonase është gjithsejtë 9,792, me një rritje vjetore prej 8%.

- Me kënaqësi ju njoftohmë se ritmet e rritjes me dy shifra të numrit të udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit 2019, të cilat janë më të larta se mesatarja e BE-së për 5.9%. Ne presim që rritja e numrit të udhëtarëve të mbajë të njëjtin ritëm dhe të jetë edhe më i madh në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit, për shkak të hapjes së katër destinacioneve të reja nga aeroporti: Baden-Baden dhe Bremen, qu hapën në mars, Larnaka dhe Turku që do të hapen në fund të korrikut; dhe gjashtë destinacionet e reja nga aeroporti Ohrit: Malmo dhe Milan, që u hapën në mars, Dyseldorf dhe Shtutgard që u hapën javën e kaluar, si dhe Memingen dhe Dortmund, të cilat do të hapen në fund të korrikut. Aeroportet maqedonase përjetonë lulëzim, ato u bënë ndër aeroportet në rritje më të shpejtë  në Ballkan dhe në Evropë, dhe ne me të vërtetë jemi të lumtur që janë të njohura nga qytetarët e vendeve fqinje që i përdorin ato rregullisht në udhëtimet e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë në zhvillimin e aeroporteve të Maqedonisë, në mënyrë për të transformuar ato në një qendër të madhe rajonale për trafikun ajror, tha Alper Ersoy, Menaxheri i Përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Aktualisht, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup shërben 42 destinacione, 33 prej të cilave janë me buxhet të ulët, të menaxhuara nga 13 linja ajrore, ndërsa Aeroporti Shën Apostull Pali Ohër shërben 20 destinacione, nga të cilat 8 janë destinacione të rregullta gjatë gjithë vitit, por njëkohësisht me buxhet të ulët, nga 13 linja ajrore.

Informacione të hollësishme mbi orarin veror të fluturimeve nga aeroporti i Shkupit mund të gjeni në faqen e internetit të aeroportit në linkun e mëposhtëm: https://urlzs.com/htrn4, ndërsa informacione të hollësishme mbi orarin e fluturimit nga aeroporti i Ohrit gjenden në faqen e internetit të këtij aeroporti, në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/2LGOsB9


Sipas aksionit të trafikut të pasagjerëve, nga janari deri në qershor të vitit 2019, Stambolli (të dy aeroportet - Stamboll dhe Sabiha Gokçen) është destinacioni më i shpeshtë i Aeroportit Ndërkombëtar Shkup me 10.1% të tregut, ndjekur nga Cyrihu (6.9%), Basel (5.4%), Vjenë (5.4%), Malme (4.3%), Bratisllavë (3.4%).

Lidhur me aksionet e linjave ajrore në trafikun e përgjithshëm të pasagjerëve, Wizz Air mbajti numrin më të madh të udhëtarëve në 6 muajt e parë dhe ka një pjesë të tregut prej 65.1%, pasuar nga Turkish Airlines (7%), Austrian Airlines (5.3%), Germania Flug (4.2%), Pegasus Airlines (3.4%), Croatia Airlines (2.9%).

Trafiku i mallrave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjithashtu ka një rritje të madhe vjetore prej 31.7%, duke arritur në total 1,960,388 kilogramë në periudhën janar-qershor 2019.

Nëse shihni statistikat e trafikut ajror në të dy aeroportet veç e veç, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjysmën e parë të vitit ka 1.059.223 pasagjerë dhe një rritje prej 8.5%, ndërsa Aeroporti Shën Apostull Pali Ohër ka 104,444 pasagjerë dhe një rritje vjetore prej 62.9%.

Përveç zhvillimit të rrjetit ajror dhe dy aeroporteve maqedonas, ata morën njohje të rëndësishme nga organizata më e njohur e aviacionit në nivel global - International Airports Council International (ACI).
Aeroporti Ndërkombëtar Shkup në mars të këtij viti fitoi çmimin për cilësi të shërbimeve ASQ si aeroporti më i mirë në Evropë në kategorinë e aeroporteve me më pak se 2 milionë pasagjerë në vit për vitin 2018, që është hera e katërt që merr të njëjtin çmim, pas ASQ - çmimeve të marra për vitet 2012, 2013 dhe 2015, nga ACI.
Në të njëjtën kohë, Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) e rankoi Aeroportin e Ohrit si një nga tre aeroportet e para në Evropë, sipas shkallës së rritjes së numrit të udhëtarëve në tremujorin e parë të vitit 2019, që ishte 63.9%.