Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit i akredituar me Certifikatën shëndetësore për aeroporte nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI)

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit i akredituar me Certifikatën shëndetësore për aeroporte nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI)


Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është akredituar nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve (ACI) nën Programin e akreditimit shëndetësor të aeroporteve, që paraqet një pikë të re referimi ndërkombëtar për masat e zbatuara shëndetësore në aeroportet në botë, e krijuar për të ndihmuar publikun udhëtues që objektet e aeroportit qëndrojnë të sigurta dhe se merren masa paraprake për të ulur rrezikun për shëndetin e tyre.   

Sipas të dhënave të ACI, 350 aeroporte në nivel botëror kanë aplikuar për akreditim në Programin e akreditimit shëndetësor të aeroporteve, ndërsa 60 prej tyre janë akredituar deri më tani.     
-Kemi aplikuar në Programin e akreditimit shëndetësort të aeroporteve të ACI dhe i gjithë procesi i auditimit ka zgjatur nga shkurti 2020 deri në gusht 2020. Ekspertët e sigurisë dhe shëndetit të ACI inspektuan proceset e aeroportit, duke përfshirë Planin e aeroportit për gatishmëri për shëndetin publik të rëndësisë ndërkombëtare, Protokollin e TAV Maqedoni mbi operacionet e aeroportit në rrethana të pandemisë dhe Planin e dezinfektimit të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Akreditimi shëndetësor i aeroporteve i ACI është një njohje globale dhe provë e përpjekjeve tona të vazhdueshme dhe punës së përkushtuar për masa të qëndrueshme shëndetësore në aeroport. Ne me të vërtetë besojmë se kjo do të sigurojë më tej udhëtarët tanë se udhëtimet e tyre përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit janë dhe do të jenë të sigurta, tha Menaxheri i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak.
Certifikata, përkatësisht akreditimi i TAV Maqedoni është i vlefshëm për 12 muajt e ardhshëm, i cili do të pasohet nga një proces i ricertifikimit nga ACI.  
Para Certifikatës shëndetësore nga ACI, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në vitin 2020 zbaton Protokollin pandemik të hartuar sipas standardeve më të fundit shëndetësore të Agjencisë së sigurisë së aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) dhe Qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC), dhe aeroporti i Shkupit është një nga aeroportet e para që përputhet me standardet më të larta të BE-së dhe standardet më të larta ndërkombëtare të shëndetit në aviacion. 
 

-Pas shqyrtimit të provave të paraqitura gjatë procesit të vlerësimit, aeroporti juaj ka treguar se ofron një përvojë të sigurt në aeroport për të gjithë pasagjerët, në përputhje me masat e rekomanduara shëndetësore të përcaktuara në udhëzimet e ACI për rifillimin dhe rikuperimin e biznesit të aviacionit dhe rekomandimet e grupit punues për riparim të aviacionit të Këshillit ICAO, së bashku me praktikat më të mira të industrisë. Ne jemi të sigurt se përpjekjet tuaja do të na ndihmojnë të kemi sukses në arritjen e këtij qëllimi të përbashkët, shkruan Luis Felipe de Oliveira, Drejtori i përgjithshëm i ACI World, në letrën zyrtare drejtuar Drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni.   

De Oliveira përgëzoi të gjithë ekipin e TAV Maqedoni, veçanërisht Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për akreditimin brenda Programit të akreditimit shëndetësor të aeroporteve të Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve (ACI).   
TAV Maqedoni rihapi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin "Shën Pal Apostulli”- Ohër më 1 korrik 2020, pasi të dy aeroportet u mbyllën në mes të marsit 2020, si rezultat i masave të qeverisë për të parandaluar përhapjen e KOVID-19 në vend. 
Pas rihapjes në korrik 2020, trafiku i pasagjerëve në aeroportet e Ohrit dhe Shkupit po rimëkëmbet ngadalë. Për periudhën janar - gusht, trafiku i udhëtarëve u ul me 68%, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019. Para fillimit të krizës me KOVID-19 në mars të 2020, TAV Maqedoni regjistroi një rritje të qëndrueshme dyshifrore në numrin e pasagjerëve në të dy aeroportet. Rritja e numrit të udhëtarëve për dy muajt e parë të vitit 2020 ishte 15%.