Drejtori i TAV Maqedoni, Metin Batak, mori çmimin ASQ për aeroportin e Shkupit nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve.

Drejtori i TAV Maqedoni, Metin Batak, mori çmimin ASQ për aeroportin e Shkupit nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve.

Për herë të shtatë, Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka marrë çmimin "Aeroporti më i mirë me 2 deri në 5 milionë pasagjerë në rajonin e Evropës". Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve u zhvillua mbrëmjen e djeshme, më 14 shtator, në Krakov të Polonisë  
 
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak, mbrëmë, më 14 shtator 2022, në një ceremoni formale në kuadër të Samitit të përvojave të pasagjerëve, organizuar nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve, në Krakov të Polonisë, mori çmimin ASQ për cilësi të shërbimeve në aeroporte për Aeroportin ndërkombëtar Shkup, për vitin 2021.


 

TAV Maqedoni e merr këtë çmim për Aeroportin ndërkombëtar Shkup në kategorinë: "Aeroporti më i mirë në rajonin e Evropës me 2 deri në 5 milionë pasagjerë në vit" për herë të 7-të, pasi më parë e kishte marrë për vitin 2020, 2019, 2018, 2015, 2013 dhe 2012.
Përveç kategorisë “Aeroporti më i mirë me 2 deri në 5 milionë pasagjerë në rajonin e Evropës”, Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve i dha Aeroportit ndërkombëtar Shkup edhe një mirënjohje për vitin 2021 – “Masat më të mira higjienike në rajonin e Evropës”.
“Jam i nderuar dhe krenar që morra çmimin “Aeroporti më i mirë me 2 deri në 5 milionë pasagjerë në vit në rajonin e Evropës” për Aeroportin ndërkombëtar Shkup për vitin 2021, si dhe çmimin për “Masat më të mira higjienike në rajonin e Evropës” këtu në Krakov, në Samitin global të përvojës së pasagjerëve.

 

Me pjesëmarrjen në anketën për cilësinë e shërbimeve të aeroportit dhe me vlerësimin e shërbimeve në aeroportin Shkup, pasagjerët tanë praktikisht konfirmuan punën e palodhur dhe përkushtimin e TAV Maqedoni për të përmirësuar kënaqësinë e tyre si klientë. Edhe pse viti 2021 ishte një vit kur ne ende po përballeshim fuqishëm me efektet e pandemisë globale, TAV Maqedoni së bashku me kompanitë simotra – BTA (ushqime dhe pije), ATU (Duty Free Shops), TAV MOS (shërbime tregtare), TAV Technologies (shërbime TI), Euroclean (shërbimet e mirëmbajtjes së higjienës), së bashku bënë përpjekje mbinjerëzore për të ofruar vlerë të shtuar për përvojën e pasagjerëve në Aeroportin Shkup. TAV do të vazhdojë të ndjekë trendet në industri dhe të përmbushë pritjet e pasagjerëve, sepse kënaqësia e klientëve është një nga qëllimet tona kryesore”, tha Metin Batak, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Si pjesëmarrës në Programin e Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve [Airports Council International - ACI World’ Airport Service Quality (ASQ) Program] për hulumtimin e mendimeve të pasagjerëve për cilësinë e shërbimeve të aeroportit, Aeroporti ndërkombëtar Shkup konkurron me aeroportet e madhësisë së tij - nga 2 deri në 5 milionë pasagjerë në vit në rajonin e Evropës, pra në vitin 2021, ky panel kërkimor i ACI përbëhej nga gjithsej 11 aeroporte: Aeroporti Madeira, Aeroporti Krasnojarsk, Aeroporti Menorka, Aeroporti Santiago, Aeroporti ndërkombëtar Shkup, Aeroporti Sola, Tbilisi, Aeroporti i Talinit, Aeroporti Vaernes, Aeroporti i Torinos dhe Aeroporti i Zagrebit. Përveç kësaj, Aeroporti Shkup mund të krahasojë rezultatet e tij me gjithsej 253 aeroporte në botë që ishin pjesëmarrës në programin ASQ në vitin 2021, të ndarë në 6 rajone: Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut, Azi-Paqësor dhe Amerikën Latine - Karaibet.    
“Ne jemi krenarë për Aeroportin ndërkombëtar Shkup për marrjen e çmimit për cilësinë e shërbimit të aeroportit në kategorinë prej 2 deri në 5 milionë pasagjerë në vit në rajonin e Evropës – si pjesë e programit të njohur botëror për cilësinë e shërbimit të aeroportit ACI. Si pjesëmarrës për një kohë të gjatë në program, ata kanë demonstruar përkushtimin e tyre ndaj një qasjeje të përqendruar te klientët, gjë që dëshmohet nga këto rezultate të shkëlqyera. Urime tërë komunitetit të tyre të aeroportit për këtë arritje. Vendosja e pasagjerit në radhë të parë është ajo që ACI do të vazhdojë ta avancojë ndërsa ne kolektivisht ecim përpara si industri,” tha Luis Felipe de Oliveira, Drejtor i përgjithshëm i ACI World.
Nisma e Cilësisë së shërbimit të aeroportit e ACI-së është i vetmi program global për të matur kënaqësinë e pasagjerëve ndërsa ata janë në aeroporte. Ai është zbatuar në afro 400 aeroporte në mbarë botën dhe ofron një vlerësim të thellë të përvojave të pasagjerëve në shërbimet e aeroportit. Baza e të dhënave që rezulton mundëson një analizë gjithëpërfshirëse të shërbimeve të secilit aeroport pjesëmarrës. Fituesit e çmimeve ASQ njihen në mbarë botën si aeroportet më të mira për sa i përket ofrimit të cilësisë në përvojën e pasagjerëve.
Në vitin 2020, ACI shtoi pyetje të reja në lidhje me shëndetin dhe higjienën në sondazhin e pasagjerëve, të cilat lejojnë aeroportet të kuptojnë më mirë reagimet e pasagjerëve ndaj masave shëndetësore që lidhen me KOVID-19. Kategoria përkatëse e çmimit "Masat më të mira të higjienës" njeh aeroportet që, në sytë e pasagjerëve, e kanë përballuar me sukses këtë sfidë.
Nga të dhënat e mbledhura në 2021 nga mbi 370,000 sondazhe, 88 aeroporte në mbarë botën fituan 111 çmime. ACI ka dy kategori çmimesh - "Aeroportet më të mira sipas numrit të pasagjerëve në vit sipas rajonit", në të cilën 65 aeroporte morën çmime dhe "Masat më të mira higjienike sipas rajonit" në të cilën janë 46 fitues.
TAV Maqedoni përfundoi 8 muajt e parë të vitit 2022 me gjithsej 1,5 (1.549.440) milionë pasagjerë që udhëtuan nëpër dy aeroportet, Aeroporti ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal - Ohër. Kjo përfaqëson -13% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, vit i konsideruar si pikë referimi në aviacion, përpara fillimit të pandemisë KOVID-19. Trafiku ajror në aeroportet e Maqedonisë ende po rimëkëmbet dhe krahasuar me 8 muajt e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit është rritur për 83%